Top Channel/ Kushtetuesja rrëzon Berishën, nuk pranohet kërkesa për pezullimin e votimit në Kuvend
20/12/2023 19:13

Me shumicë votash Gjykata Kushtetuese nuk e kaloi në seancë plenare kërkesën e 30 deputetëve, të cilët kishin kërkuar shpalljen si antikushtetues të masës detyrim paraqitje vendosur më 20 tetor ndaj ish kryeministrit Sali Berisha dhe rikonfirmuar edhe në 26 tetor. Gjykata kushtetuese njoftoi se kërkesa e deputetëve demokratë nuk plotëson kriteret ligjore për tu shqyrtuar, ndërsa ata kishin ngritur edhe pretendime të tjera për interpretim kushtetues të nenit “ deputeti nuk arrestohet pa autorizim të kuvendit” si dhe këmbëngulën zgjidhje të konfliktit të kompetencave mes kuvendit– SPAK dhe Gjykatës së posaçme. Gjykata kushtetuese argumenton se grupi i deputetëve, pra kërkuesi në këtë rast nuk legjitimohet t’i drejtohet gjykatës pasi nuk i është marrë dhe as prekur ndonjë kompetencë. Kushtetuta pohoi gjykata kushtetuese, i ka përcaktuar rastet kur grupet e deputetëve u janë njohur të drejta si entitete dhe në këtë drejtim, një e pesta e deputetëve dhe kuvendi janë subjekte kushtetuese të ndryshme që nuk mund të barazohen me njëri tjetrin. Thënë ndryshe, i vetmi që mund të pretendonte shkelje të kushtetutës për masat e sigurisë, apo të kërkonte interpretim të saj, është ish-kryeministri Sali Berisha. Por edhe ai mund ti drejtohet kushtetueses vetëm pasi të shterojë të gjitha shkallët e tjera të gjyqësorit.

Top Channel/ Robert Mueller drejtoi hetimin Trump-Putin. Presidenti i SHBA: I lumtur që vdiq!
21/03 23:52
Top Channel/Analiza e “TheGuardian”:Dëm katastrofik mjedisor në 14 ditë konflikt në Lindjen e Mesme
21/03 23:52
Top Channel/ G7 urdhër Iranit: Ndal urgjent sulmet
21/03 23:34
Top Channel/ Antibiotikët po na bëjnë keq! Studimi: Ndikim deri 8 vite pas përdorimit
21/03 20:02
Top Channel/ Britania drejt përfshirjes në luftë? Irani godet me raketa “Diego Garcias”
21/03 20:02
Top Channel/ 22 vende bashkohen për Hormuzin! Ja shtetet që firmosën deklaratën
21/03 19:59
Top Channel/ Sulmohet centrali bërthamor në Iran. Teherani, raketa mbi bazën SHBA-Angli
21/03 19:56
Top News- “Humoristët e tenxhereve, t’i harrojmë përrallat”, Rama shpërthen gjatë Asamblesë
21/03 19:30
Top News- “BE mision monitorimi…”, Rama flet për ecurinë e negociatave dhe kapitujt
21/03 19:30
Top News- Prefektët do të marrin fuqi tjetër, jo më firmosje por dhe punë në terren
21/03 19:30
Top News- “Çmimi i naftës do rritet më shumë”, Rama zbulon vendimet që do frenojnë shtrenjtimin
21/03 19:30
Top News- Rama mesazh socialistëve: Ne e kemi dorëzuar shpatën e sistemit gjyqësor
21/03 19:30
Top News- “Ligji për referendumet brenda këtij sesioni”, Rama flet dhe për parlamentin e ri
21/03 19:30
Top News- Dyfisho ndërmarrjen tënde, Rama zbulon nismën e re të qeverisë/ Çfarë synon?
21/03 19:30
Top News- “Negociatat në BE nuk kanë ndaluar”, Rama flet pas vendimit për Ballukun
21/03 19:30
Top News- Rama jep udhëzimet për partinë: Ne kemi bërë atë që se ka bërë askush
21/03 19:30
Top News- Berisha: Rama në rreth të kuq, PD mori mbështetje të plotë nga PPE
21/03 19:21
Top Channel/ Dhuna në familje, shqetësuese/ 252 raste në Elbasan, pak dënime
21/03 12:50
Top Channel/ Sindroma Down, sfida familjesh! Mungojnë qendrat për të rriturit në Shqipëri
21/03 12:46
Top Channel/ Rriten kostot në bujqësi, plehrat kimike dhe nafta shtrenjtojnë prodhimin bujqësor
21/03 12:22
DIGITALB DIGITALB