Top Channel/ Kushtetuesja pranon “emigrantët”! Mbetet në fuqi marrëveshja për kampet e refugjatëve
29/01/2024 19:31

Marrëveshja Meloni-Rama për strehimin e emigrantëve në Shqipëri mbetet në fuqi. Gjykata Kushtetuese vendosi që protokolli mes Italisë dhe Shqipërisë për forcimin e bashkëpunimit në fushën e migracionit është në pajtim me Kushtetutën e Shqipërisë si dhe i njeh kryeministrit Edi Rama të drejtën e negocimit dhe nënshkrimit të marrëveshjes. Marrëveshja, vlerësojnë gjyqtarët, nuk cakton kufij territorial dhe është e zbatueshme e drejta shqiptare, duke vepruar për të drejtat e liritë e emigrantëve një juridiksion i dyfishtë. Me këtë vendimmarrje, 36 mijë refugjatë pritet të akomodohen në veri të Shqipërisë përgjatë një viti, pasi të ngrihen kampet e strehimit. “Gjykata Kushtetuese arriti në përfundimin se Protokolli për migracion nuk krijon të drejta dhe liri të reja kushtetuese dhe as nuk sjell kufizime shtesë në të drejtat dhe liritë ekzistuese të njeriut, përtej atyre që parashikohen nga rendi juridik shqiptar”. Burime të Top Channel zbulojnë se me 5 vota kundër dhe katër pro, gjyqtarët kanë rrëzuar padinë e grupit të deputetëve të PD ku kërkonin shfuqizimin e marrëveshjes të cilën e vlerësonin antikushtetuese. Gjatë tre seancave shqyrtimi dhe pezullimit të ratifikimit në Parlament, këtë të hënë të 29 janarit, Gjykata Kushtetuese mori vendimin përfundimtar për të lejuar zbatimin e negociatave, mes Shqipërisë dhe Italisë. Vendim për pritjen e refugjatëve në dy kampe që parashikohen të ndërtohen në Gjadër të Lezhës, teksa porti i zbarkimit është Shëngjini. Marrëveshja e firmosur më 6 nëntor, mes kryeministrit Edi Rama dhe kryeministres italiane Georgia Meloni pati kundërshti të forta, teksa qeveria u mbrojt në Gjykatën Kushtetuese, në cilësinë e provës me Traktatin e Miqësisë të vitit 1995. Ndërsa opozita kishte dorëzuar si kundërpërgjigje një analizë me argumenta, ku arsyetonte se traktati i 29 viteve më parë i dy shteteve nuk përfshinte emigrantët e vendeve të treta. Si dokument mbështetës, avokatët e PD paraqitën si provë edhe raportin e organizatës Amnesty International, që rendit shkeljen e të drejtave dhe lirive të njeriut. Mirëpo, ditën e sotme Gjykata Kushtetuese gjykoi të jetë pro protokollit Shqipëri-Itali.

Top Channel/ Debat në PS? “S’ka përçarje”/ Kryeparlamentari minimizon përplasjen Spiropali-Ismaili
29/03 15:07
Top News – ‘Kredi për bizneset, garante qeveria’. Rama njofton programin mbështetës për sipërmarrjen
29/03 14:40
Top News – Sherri për bojën e makinës, tre të arrestuar në Korçë, procedohet edhe viktima
29/03 14:40
Top News – Rama: Lirimi i hapësirave publike vazhdon, aksione edhe në fshat
29/03 14:37
Top News – ‘Flasim me qytetarët’. Rama: Fazë e re komunikimi në territor për punët tona
29/03 14:37
Top News – Investimet e huaja në Shqipëri, Rama: Ka interes të shtuar. E ardhmja është sot
29/03 14:33
Top News – Rama: Ekonomia vijon rritjen, jemi qartësisht në zhvillim të qëndrueshëm
29/03 14:32
Top News – ‘Çmimet nuk i vendosim ne’. Rama tregon punën e Bordi të naftës
29/03 14:30
Top News – ‘Bordi mbron qytetarët’. Rama: Çmimet i vendosim sipas lëvizjeve në bursë
29/03 13:58
Top News- Katër idetë e PS për ‘territorialen’/Nga Bashki më të mëdha, deri te shkrirja e 12 qarqeve
29/03 13:49
Top Channel/ “Dyfisho ndërmarrjen tënde”, qeveria sjell një program të ri, do t’i vijë në ndihmë…
29/03 13:05
Top Channel/ Debati mes ministres Ismailaj dhe Spiropalit në Grupin e PS, reagon Peleshi: Kishte…
29/03 13:04
Top Channel/ Zjarr në një banesë në Orikum, shkaktohen dëme të konsiderueshme materiale
29/03 13:00
Top Channel/ Prishet rruga/ Në Labovë të Gjirokastrës, banorët: Të sëmurët i transportojmë në krah
29/03 12:18
Top Channel/ Punëtorë të huaj në Elbasan/ Zgjidhje për të kompensuar mungesën e fuqisë punëtore
29/03 12:16
Top Channel/ Lushnjë, nafta rrit çmimin e ujit / 10 lekë më shumë për çdo bidon
29/03 12:14
Top Channel/ Magazinë me drogë, 4 në pranga/ Shijak, policia arreston edhe një punonjës të OSHEE
29/03 12:13
Top Channel/ Zhvendosen mbetjet toksike /Pas ankesave, 102 kontejnerët zhvendosen në një zonë tjetër
29/03 12:08
Top Channel/Debatet me dyer të mbyllura në PS/Spiropali u përplas me ministren Ismaili, ndërhyn Rama
29/03 12:04
Top Channel/ Rama: Nuk do lejojmë abuzimet/ “Bordi nuk cakton çmimin e naftës arbitrarisht, por…”
29/03 12:02