Gjykata Kushtetuese ka shfuqizuar vendimin e Kuvendit për të mos çuar në GJK kërkesën e deputetëve të PD në lidhje me mandatin e Olta Xhaçkës. Kështu Gjykata theksoi se vendimi i saj që ka vendosur detyrimin e Kuvendit për të dërguar në Gjykatë mocionin e 1/10 së deputetëve për papajtueshmërinë e mandatit të deputetes Olta Xhaçka, dhe më pas do të jetë ky institucion që do të shqyrtojë nëse duhet t’i hiqet apo jo mandati.