Top Channel/ Kushtetuesja i përgjigjet Kurtit, gjykata: Deklaratë e pamatur
08/09/2025 22:14

Albin Kurti, kryeministri në detyrë dhe i nominuar nga partia e tij edhe për një mandat tjetër për të udhëhequr me ekzekutivin, nuk është rezervuar me sulme ndaj gjytarëve të Gjykatës Kushtetuese. Të dielën para anëtarëve të Lëvizjes Vetëvendosje i quajti “relikte të një trashëgimie jokulturore”. Këto sulme, njohësit e politikës në Kosovë thonë se vijnë nga një pasiguri politike e Kurtit. Është një projeksion i pasigurisë së tij politike, e dyta, opozita nuk ekziton, sepse nuk po merret me opozitën dhe e treta është delegjitimimi edhe i institucioneve të vetme të pavarura që kanë mbetë në shtetin e Republikës së Kosovës Gjykata Kushtetuese e Kosovës pezulloi deri më 30 shtator punën e Kuvendit e rrjedhimisht edhe procedurat për formimin e qeverisë, gjë që coi në këto sulme ndaj institucionit më të lartë juridik. E njohësit thonë se pikërisht kjo tregon se Lëvizja Vetëvendosje nuk është e interesuar për formimin e qeverisë. Është strategji e të gjithë diktatorëve, që ta eleminojnë opozitën në mënyrë politike dhe juridike sic ka ndodhur, ku e ka eleminuar edhe në fuqi dhe perceptimin e publikut. Tash kanë mbetur vetëm gjykatat që po i krijojnë probleme sepse ajo janë në një farë mënyrë që po e mbrojnë rendin kushtetues dhe nëse kjo pengesë hiqet, atëherë, realisht, shtrohet rruga për një qeverisje të pakontestueshme ligjore, kushtetuese dhe të përhershme Pas këtyre sulmeve të kryeministrit në detyrë, Albin Kurtit, ka reaguar Gjykata Kushtetuese. “Pavarësia dhe paanshmëria e Gjykatës Kushtetuese të Republikës së Kosovës janë të mbrojtura me Kushtetutë, dhe asnjë institucion, parti politike apo individ nuk mund të ndërhyjë në punën e saj. Çdo përpjekje për të ushtruar presion mbi gjyqtarët kushtetues përbën cenim të parimit themelor të ndarjes së pushteteve dhe minon besimin e qytetarëve në sundimin e ligjit dhe në vetë demokracinë”, thuhet në reagimin e Kushtetueses. Kuvendi i Kosovës u konstitua më 30 gusht, pa zgjedhur nënkryetarin nga radhët e komunitetit serbë, gjë që u kontestua në Gjykatën Kushtetuese nga Lista Serbe. Gjykata vendosi masë të përkohshme, ku ndalon punën e deputetëve të Kuvendit dhe cdo procedurë në drejtim të formimit të qeverisë, deri më 30 shtator kur pritet të dalë me vendim.

Top News- Kosova ende në ‘udhëkryq’/ 15 ditë afat për zgjedhjen e presidentit ose zgjedhje
13/04 15:39
Top News- Çmimi naftës kosto për fermerët/ I kërkojnë Kurtit politika konkrete për sektorin bujqësor
13/04 13:50
Top News – Çmimi i naftës i papërballueshëm/ Qytetarët në Kosovë kërkojnë stabilitet
13/04 13:17
Top Channel/ Zgjedhjet kushtuan mbi 22 mln euro/ Kosovë, zbulohen kostot financiare
13/04 12:21
Top News – Busulla dhuratë nga Agim Ramadani / Rrëfimi që prek zemrat 27 vite pas Koshares
12/04 14:54
Top News – Kosovë, nga dekretet te emërimet / Ja sfidat e Albulena Haxhiut si presidente në detyrë
12/04 14:46
Top Channel/ Kosova vendos çmimet tavan, Kuvendi miraton në parim ligjin, opozita akuza për…
11/04 12:20
Top Channel/ “Askush s`ma preku zemrën si Kosova”: Shuhet Engel, mbështetësi i madh i shqiptarëve!
11/04 12:17
Top Channel/ Thaci: Pres drejtësi, e kam lënë pas garën politike
10/04 23:04
Top News – Thaçi paralajmëron rikthimin në politikë. Intervista për ‘FAZ’
10/04 22:06
Top News- Lufta bën bashkë politikën/ ‘OK’ rezolutës për mbrojtjen e dinjitetit të viktimave
10/04 19:14
Top News- Kush do e sabotonte Vuçiç e Orban? Hijet e misterit të eksplozivëve që nuk plasën
10/04 17:23
Top Channel/ Miratohet rezoluta per te verteten e luftes ne Kosove!
10/04 15:09
Top Channel/ Në Kosovë rritet çmimi i naftës, opozita akuzon qeverinë
09/04 20:02
Top Channel/ Beteja e Koshares, më 9 Prill 1999 kur UÇK theu kufirin mes Shqipërisë e Kosovës
09/04 12:35
Top Channel/ Kosovë, debat për Bordin e Paqes, jashtë rendit edhe rezoluta e PDK për luftën
08/04 20:06
Top News- Rikthimi i Vjosa Osmanit në LDK? Isa Mustafa kërkon ‘pajtim’ për presidentin
08/04 17:15
Top News- Transferimi i pushteteve në veri/ Kurti: Institucionet u shërbejnë të gjithëve njëjtë
08/04 16:17
Zgjedhja e presidentit të ri në Kosovë/ Rrustemi jep detaje se çfarë po ndodhë
07/04 19:36
Top Channel/ Presidenti i ri, PDK i vendos kushte Kurtit: Propozimin të na e sjellë të shkruar!
07/04 10:59