Top Channel/ Kushtetuesja i heq veton listës serbe dhe lë swrish 12 ditë afat
08/10/2025 21:31

Një javë pas njoftimit se Kuvendi nuk është i konstituuar, Gjykata Kushtetuese ka nxjerrë aktgjykimin e plotë. Lista Serbe ishte ankuar për zgjedhjen e Emilija Rexhepit si nënkryetare e parlamentit nga radhët e komuniteteve të tjera pakicë. Për këtë “Gjykata konstaton se procedura për zgjedhjen e nënkryetares së Kuvendit nga komunitetet e tjera që nuk janë shumicë nuk është në kundërshtim me Kushtetutën”. Partia më e madhe serbe në Kosovë u ankua edhe për mos zgjedhjen e nënkryetarit nga radhët e këtij komuniteti. Gjykata konstatoi se e drejta e propozimit të nënkryetarit nga komuniteti serb është e shumicës apo numrit më të madh të deputetëve nga radhët e këtij komuniteti. Po ashtu, bën të qartë se kriteri i propozimit të kandidatit të njëjtë vetëm tre herë vlen edhe për pozitën e nënkryetarit. Në rastin konkret thotë se kjo e drejtë është shfrytëzuar në seancat e kaluara edhe përmes propozimit të një kandidati nga radhët e Listës Serbe, por edhe me short. Përkundër kësaj, Gjykata Kushtetuese thotë se deputetët kanë dështuar të zgjedhin nënkryetarin nga komuniteti serb dhe kësisoj nuk është konstituuar Kuvendi i Kosovës. Në këtë aktgjykim, Kushtetuesja e njeh vazhdimin e punës së parlamentit në rast se nuk zgjedhet një nënkryetar pas ezaurimit të të gjitha mundësive, por në “Gjykata thekson se ky nuk është rasti në rrethanat konkrete sepse dështimi për konstituimin e Kuvendit në rastin e tanishëm i atribuohet mosvotimit të shumicës së deputetëve të zgjedhur të Kuvendit, për kandidatët e propozuar, qoftë (i) të propozuar drejtpërdrejt nga radhët e deputetëve të komuniteteve që nuk janë shumicë, respektivisht komunitetit Serb; ose (ii) përmes procedurës së shortit”. Kështu, Gjykata Kushtetuese obligon deputetët që brenda 12 ditëve të mbetura të kthehen në sallë e të marrin pjesë në procesin për zgjedhjen e nënkryetarit serb. “Gjykata thekson se deputetët e zgjedhur të Kuvendit duhet të jenë të pranishëm dhe votojnë për, kundër apo të abstenojnë për zgjedhjen e nënkryetarit të komunitetit Serb, në frymën e detyrimit për bashkëpunim konstruktiv në mirëbesim”, thuhet në aktgjykim. Tetë kandidatë të komunitetit serbë nuk kanë marrë nga tre herë 61 votat që duhet për t’u zgjedhur nënkryetar, derisa dy prej tyre kanë refuzuar kandidaturën. Megjithatë, “Gjykata konsideron se kriteri për votimin 3 (tri) herë për të njëjtin kandidat në vetvete nuk mund të bëhet pengesë për konstituimin e Kuvendit, nëse (i) afati 30 (tridhjetë) ditor për konstituimin e Kuvendit nuk ka përfunduar dhe me kusht (ii) që të ketë vullnet të deputetëve të zgjedhur të Kuvendit për ta konstituuar Kuvendin”. Gjykata Kushtetuese ua rikujton deputetëve se përfaqësimi i komuniteteve që nuk janë shumicë në Kuvend përfshirë edhe në Kryesinë e Kuvendit është detyrim kushtetues.

Top News – Arrestohet serbi në Kosovë. I dyshuar për krime lufte, u kap në kufi
24/03 11:50
Top News – Vrasja e trefishtë në Podujevë. Autorja mori peng të moshuarën – ‘Do ju vras të gjithve’
24/03 11:09
Top News – Përgjysmim të TVSH dhe akcizës. Kosovë, qeveria hedh poshtë propozimin e AAK
24/03 09:46
Top Channel/ Debati për naftën në Kosovë. Biznesi kërkon ulje takse, qeveria refuzon
23/03 19:41
Top Channel/ Podujevë, vdes dhe autorja e sulmit: Dalin emrat, motivi ende mister!
23/03 15:07
Top Channel/ Të shtënat në Podujevë, vdes edhe e plagosura tjetër: Mister motivi!
23/03 11:50
Top News- Politikanët urojnë besimtarët/ Fitër Bajrami, Osmani e Kurti mesazhe për solidaritet
20/03 12:53
Top Channel/ “Kosova peng i krizave”, Myftiu Tërnava: Politika të vendosë interesin kombëtar mbi…
20/03 12:13
Top News- Festohet Fiter Bajrami në Kosovë/ Myftiu Tërnava mesazh liderëve politikë
20/03 10:16
Top News-Manovrat serbe shqetësojnë Preshevën/ Kamberi: NATO të rishikojë zonën tokësore të sigurisë
19/03 21:00
Top News- Keqtrajtimi i 5-vjeçarit në Lipjan/ Pas paraburgimit të prindërve, hetime shtesë
19/03 19:18
Top Channel/ Serbia nis ushtrinë në kufi, Kurti: Show agresioni, reagon KFOR!
19/03 15:11
Top Channel/ Keqtrajtimi i pesë vjeçarit: Paralajmërohet revokim licencash për punonjësit sociale!
19/03 15:07
Top News – Stërvitjet serbe në kufi me Kosovën, Albin Kurti – Provokim, ndërkombëtarët të veprojnë!
19/03 14:51
Top News- Kosovën e mban diaspora / Remitanca rekord, në 2025 dërguan 1.4 mld euro
19/03 14:43
Top News – Kriza politike penalizoi Kosovën. Raporti i Freedom House-Progresi i lirive u paralizua
19/03 10:29
Top Channe/ Prindërit në paraburgim, fëmija në terapi intensive pas ndërhyrjes
18/03 21:02
Top News- Historia makabre nga Kosova, prindërit monstër rrahin e keqtrajtojnë të miturin
18/03 20:06
Top Channel/ Shokuese në Prishtinë, prindërit dhunojnë 5-vjeçarin, fëmija në terapi intensive
18/03 15:40
Top News- Sulmi terrorist në veri/ I akuzuari: Më 24 shtator nuk kam qenë në Banjskë
18/03 15:11
DIGITALB DIGITALB