Ministrja e Arsimit, Sportit dhe Rinisë, Evis Kushi ka ftuar të gjithë akademikët e nderuar, brenda dhe jashtë vendit, që të japin kontribut me vlerë për Arsimin e Lartë në Shqipëri, duke aplikuar për t’u bërë pjesë e “Agjencisë së Sigurimit të Cilësisë për Arsimin e Lartë” (ASCAL). Kushi nëpërmjet një video-mesazhi ka bërë një thirrje të hapur për të gjithë përfaqësuesit e botës akademike që në kuadër të konsolidimit të mëtejshëm të ASCAL, të aplikojnë për pozicionet si “Drejtor i Përgjithshëm” apo si një prej 11 anëtarëve të Bordit të Akreditimit, nga të cilët minimalisht 3 dhe maksimalisht 5 duhet të jenë te huaj.