Top Channel/ “Kushëriri Altin Dumanit i vuri minën dy vajzave”, Berisha sërish akuza ndërkombëtarëve
19/07/2024 23:04

Edhe këtë të premte, Sali Berisha ka vijuar me fjalimet e mbajtura nga dritarja e banesës së tij, teksa ndodhet në arrest shtëpie. Kreu i PD, hodhi akuza ndaj qeverisë, një ditë pas raportit të Departamentit Amerikan të Shtetit ku e sillte në vëmendje për dhunë politike, duke u shprehur se “kjo është beteja më e fuqishme kundër mafies ndërkombëtare, Sorosit, McGonigalëve dhe ambasadorëve e zyrtarëve të blerë”. “Beteja kundër Edi Ramës është beteja më e shenjtë që një shqiptar mund të zhvillojë për mbrojtjen e dinjitetit dhe qenies shqiptare. Beteja kundër Edi Ramës është beteja kundër një armiku të egër që zbrazi Shqipërinë me një shpejtësi të rrufeshme sa asnjë pushtim tjetër në tërë ekzistencën e saj. Betejë kundër Xhorxh Sorosit, kundër armiqve të lirisë të shqiptarëve, kundër hajdutëve të shqiptarëve, kundër McGonigalëve, kundër ambasadorëve, kundër zyrtarëve të tjerë që lëshojnë deklarata të paguara në mbështetje të bosit të mafies shqiptare, Edi Ramës”, tha ai. Berisha vijoi më tej me akuza ndaj prokurorëve të SPAK, kur tha se “Dumani, Kraja dhe Mellonai janë segmente të krimit të Edi Ramës”. Sipas Berishës, Rama “pagoi dhe korruptoi McGonigal e të tjerë për shpalljen time non-grata”. “Rama u përpoq me mesazherë krimi, Dumanin, Krajën dhe Mellonain, të më çonin mesazhe se kjo çështje po hetohet. Qeshja me ta. Nuk jeni asgjë tjetër veçse segmente të krimit të Edi Ramës”, shtoi më tej kryedemokrati. Sali Berisha akuzoi sërish kryeministrin Rama duke thënë se ai “kishte urdhëruar mercenarët të zgjasin hetimet” ndaj tij. “Sot ishte një seancë me Irenën me pesë mbiemra, delinkuenten Gjoka që ka pafytyrësinë dhe paturpësinë të qëndrojnë në detyrë kur vendin e ka në burg se ka shkelur ligjin. Sot, miqtë e mi, çfarë rezultonte? Edi Rama kishte urdhëruar mercenarët e vërtetë që të kërkojë zgjatjen e hetimit”, tha ai.

Top Channel/ Bora “errëson” fermerët, pamjet e bukura i lënë vendin ngricës
01/04 22:59
Top Channel/ “Ambasada e SHBA: Irani mund të sulmojë Shqipërinë
01/04 22:50
Top Channel/ Telefonata e pazakontë alarmon Policinë e Vlorës, çfarë rezultoi pas verifikimeve
01/04 22:49
Top News- Irani në shënjestër Shqipërinë/ SHBA jep alarmin, mund të synojë të godasë MEK
01/04 21:07
Top Channel/ Heqja e subvencionit të naftës rrit kostot, fermerët shqiptarë më pak konkurrues
01/04 19:43
Top News – 25 për qind e tenderave u ankimuan. Problematikat e procedurave të prokurimit publik
01/04 17:31
Top News – Zaçaj ngjit shkallët në BSh. Emërohet zëvendësja e parë e guvernatorit Gent Sejkos
01/04 17:30
Top News – Rritje rekord në Shqipëri. Flotës së Aeroportit të Tiranës i shtohen 4 avionë të rinj
01/04 17:05
Top News – Transformimi i Aeroportit të Tiranës. Një portë e aksesueshme për qytetarët dhe bizneset
01/04 16:40
Top News – Lirohet nga detyra Klevis Qose. Qeveria emëron drejtorin e ri të burgjeve
01/04 16:23
Top Channel/ Kosova nderohet me Medalje Merite! Presidentja Osmani dekoron Dardanët
01/04 16:03
Top Channel/SPAK heton grupin kriminal, dy ish-zyrtarë në gjyq për punësimin e Shaljanit
01/04 16:01
Top Channel/ TIA ndryshon me investimet e reja, shtohen pasagjerët dhe ulen çmimet
01/04 15:56
Top Channel/ Ryanair bazë me 4 avionë, investon 400 mln USD në Tiranë, 4 mln pasagjerë në 2026
01/04 15:56
Top Channel/ Bie besimi në ekonomi për marsin! Industria, ndërtimi dhe shërbimet në rënie
01/04 15:48
Top News – Subvencion si në luftën e Ukrainës. Qeveria shqyrton skemën për transportin urban
01/04 15:47
Top Channel/81vite nga masakra e Tivarit,kërkohet zbardhja e plotë të eliminimit të 4400 shqiptarëve
01/04 15:47
Top Channel/ Rregullore për hapësirat publike, ka prioritet lëvizjen në trotuare para sezonit
01/04 15:31
Top Channel/ Berisha akuza për oligopolet, shënjestron Ramën për çmimet
01/04 15:28
Top News – Kundërshtojnë vendimin e Nokës. Demokratët e përjashtuar të Durrësit ‘mësyjnë’ selinë
01/04 15:04