Në të parën mbledhje të kabinetit të tretë qeverisës Edi Rama u kërkoi ministrave jo vetëm respektim të kodit të etikës por edhe çfarë i pret nëse nuk e zbatojnë. Edi Rama artikuloi kërkesa strikte për shpenzimet e udhëtimeve. Ministrat tha Edi Rama duhet ta harrojë kohën kur dhuratat protokollare merreshin në shtëpi. Të gjithë ministrave u kërkoi angazhim maksimal me kuvendin nën koordinim e ministres Spiropali dhe kryetarit të grupit Taulant Balla.