Kryetari i Bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj inspektoi përfundimin e punimeve për asfaltimin e rrugës në fshatin “Gurrë të Vogël”, nga ku komentoi edhe protestën e djeshme të Rithemelimit dhe Partisë së Lirisë. Ai u shpreh se është më e vështirë të punosh në shërbim të komunitetit, se sa të hedhësh një shishe me molotov, pasi në fund banorëve do u ngelen rruga, shkolla dhe kopshti.