Episodet e dhunës me në shënjestër policinë e Kosovës janë rikthyer mëngjesin e sotëm, kur një patrullë e saj u sulmua me armë zjarri në Zupçe të Zubin Potokut. Fatmirësisht, nga sulmi nuk pati të lënduar, vetëm dëme materiale, por ai mjaftoi për të rikthyer shqetësimin e një rindezjeje të tensioneve në veri të Kosovës ku që nga 13 prilli, janë kanë regjistruar gjashtë sulme ndaj Policisë së Kosovës në veri të vendit - duke përfshirë edhe këtë të sotmin.