Në Maqedoninë e Veriut duke filuar që nga 16 gushti nuk do të kesh më mundësi të ulesh për kafe apo drekë nëse nuk je vaksinuar. Në hapat e vendeve evropiane si Italia, Franca, edhe Maqedonia E Veriut, në çdo kafene apo restorant do të ketë një person përgjegjës që do të kontrollojë klientët për certifikata të vaksinimit kundër Covid-19, ndërsa objektet me kapacitete nën 30 persona nuk do të jenë të detyruar të kenë të angazhuar persona të tillë.