Top Channel/ Kush ishte gjyqtari Astrit Kalaja, 30 vite në shërbim të qytetarëve, baba i dy fëmijëve
06/10/2025 19:56

Mbi 30 vite në shërbim të qytetarëve, vritet nga një qytetar brenda sallës së gjyqit. Gjyqtari 62-vjeçar Astrit Kalaja, që u qëllua për vdekje në krye të detyrës, gjatë një procesi gjyqësor brenda Gjykatës së Apelit në Tiranë, shërbeu për më shumë se tri dekada në sistemin e drejtësisë. Astrit Kalaja ka lindur në qytetin e Shkodrës dhe u diplomua në vitin 1993 në Fakultetin e Drejtësisë. Sapo mbaroi studimet, në nëntor 1993-shit, ai nisi karrierën e tij në sistemin e drejtësisë, ku shërbeu për shumë vite si gjyqtar në Gjykatën e Rrethit Shkodër, për të vijuar më pas në Gjykatën e Apelit Shkodër. Ndërsa vitet e fundit, ai ushtronte detyrën e anëtarit të gjykatës së Apelit të Juridiksionit të Përgjithshëm në Tiranë, ndërsa ishte anëtar i zgjedhur për të tretën herë në Kolegjin Zgjedhor. Në vitin 2019, gjyqtari Kalaja kishte kaluar me sukses procesin e Vettingut, duke vijuar të ushtrojë profesionin e gjyqtarit brenda sistemit të drejtësisë. Magjistrati Astrit Kalaja ishte baba i dy fëmijëve, një vajze dhe një djali, dhe së fundi ishte bërë edhe gjysh.

Top Channel/ Bora “errëson” fermerët, pamjet e bukura i lënë vendin ngricës
01/04 22:59
Top Channel/ “Ambasada e SHBA: Irani mund të sulmojë Shqipërinë
01/04 22:50
Top Channel/ Telefonata e pazakontë alarmon Policinë e Vlorës, çfarë rezultoi pas verifikimeve
01/04 22:49
Top News- Irani në shënjestër Shqipërinë/ SHBA jep alarmin, mund të synojë të godasë MEK
01/04 21:07
Top Channel/ Heqja e subvencionit të naftës rrit kostot, fermerët shqiptarë më pak konkurrues
01/04 19:43
Top News – 25 për qind e tenderave u ankimuan. Problematikat e procedurave të prokurimit publik
01/04 17:31
Top News – Zaçaj ngjit shkallët në BSh. Emërohet zëvendësja e parë e guvernatorit Gent Sejkos
01/04 17:30
Top News – Rritje rekord në Shqipëri. Flotës së Aeroportit të Tiranës i shtohen 4 avionë të rinj
01/04 17:05
Top News – Transformimi i Aeroportit të Tiranës. Një portë e aksesueshme për qytetarët dhe bizneset
01/04 16:40
Top News – Lirohet nga detyra Klevis Qose. Qeveria emëron drejtorin e ri të burgjeve
01/04 16:23
Top Channel/ Kosova nderohet me Medalje Merite! Presidentja Osmani dekoron Dardanët
01/04 16:03
Top Channel/SPAK heton grupin kriminal, dy ish-zyrtarë në gjyq për punësimin e Shaljanit
01/04 16:01
Top Channel/ TIA ndryshon me investimet e reja, shtohen pasagjerët dhe ulen çmimet
01/04 15:56
Top Channel/ Ryanair bazë me 4 avionë, investon 400 mln USD në Tiranë, 4 mln pasagjerë në 2026
01/04 15:56
Top Channel/ Bie besimi në ekonomi për marsin! Industria, ndërtimi dhe shërbimet në rënie
01/04 15:48
Top News – Subvencion si në luftën e Ukrainës. Qeveria shqyrton skemën për transportin urban
01/04 15:47
Top Channel/81vite nga masakra e Tivarit,kërkohet zbardhja e plotë të eliminimit të 4400 shqiptarëve
01/04 15:47
Top Channel/ Rregullore për hapësirat publike, ka prioritet lëvizjen në trotuare para sezonit
01/04 15:31
Top Channel/ Berisha akuza për oligopolet, shënjestron Ramën për çmimet
01/04 15:28
Top News – Kundërshtojnë vendimin e Nokës. Demokratët e përjashtuar të Durrësit ‘mësyjnë’ selinë
01/04 15:04