Deputeti Demokrat Ferdinand Xhaferraj ka kërkuar një interpelancë në seancën plenare të së enjtes me ministren e Infrastrukturës Belinda Balluku për projektin e Portit të Durrësit. Xhaferraj ka hedhur akuza se Emaar Group që do të zbatojë investimin është një kompani offshore, ka kërkuar transparencë se cilat janë burimet e financimit të projektit.