Top Channel/ Kush fiton nga lista e hapur! Braçe dhe Majko rrëfimi i parë për TCH nga terreni
25/03/2025 19:36

“Lista e mbyllur e Tiranës është bunker”, kështu e quajti kryesocialisti Edi Rama skuadrën e Tiranës drejt 11 Majit. E ndërsa në listën e mbyllur me një mandat të sigurt drejt parlamentit janë 12 kandidatë socialistë, beteja e fortë zhvillohet në listën e hapur ku janë vendosur 3 ministra dhe 15 deputetë me 1 apo më shumë mandate. Pritshmëritë e socialistëve sipas sondazheve të tyre të brendshme sugjerojnë 20 mandate në Tiranë.. Kjo tabelë tregon hartën e shpërndarjes së skuadrës socialiste në të gjithë qarkun e Tiranës ku disa prej tyre janë debutues. Në garën e Tiranës duken të avantazhuar ministrat Blendi Gonxhe dhe Ervin Hoxhaj sikurse edhe deputetët Orlando Rakipi dhe Xhemal Qefaliaj nëse shikojnë numrin e votave personal të këtyre dy të fundit, e në parlamentaret e 2021. Xhafaj i madh Fatmiri kur u prezantua skuadra socialiste gjuha e trupit e tregoj jo fort komod, ndryshe nga Xhafa i vogël Etieni, i shfaqur i qeshur me besimin se do të jetë zgjedhje e parë e socialistëve të Baldushkut, Petrelës dhe Farkës Për Fatmir Xhafën ky do të jetë testi i dytë në Njësinë 10, pas thyerjes së hercit në 2021 duke u futur nga dritarja në Parlament. Por një garë brenda listës së Tiranës do të ketë edhe mes zonjave socialiste, ku nga lista e hapur duke respektuar gjininë e përfaqësimit, pritet që pragun e Parlamentit ta kalojnë vetëm dy prej tyre nga lista e hapur. Gazetari Top Channel Muhamed Veliu u takua në terren me deputetin senator socialist Erion Brace. Paçka se zemrën dhe mendjen e ka në Divjakë, Erion Braçe e gjetëm në një lagje të njësisë 5 ku ai është duke bërë fushatë e shkuar për të nëntën herë në Parlament. Gazetari Muhamed Veliu: Sa komod ose jo komod është Erion Braçe në këtë sfidë të re, në këtë detyrë të re në njësinë 5? Deputeti Erion Braçe: Kjo është puna që unë kam bërë, nëse të tjerët kanë bërë punë të tjera dhe vijnë tani për të kandiduar për deputet me ide të ndryshme, për të kontribuar, për t’u bërë ministra në rastin më egoist apo për të marrë një status, unë këtë punë kam bërë, pavarësisht se më parë kam bërë edhe punën tënde, kam bërë edhe punën e financierit e me radhë, gara është e drejtë jo se ka një listë të hapur apo të mbyllur, në rastin tim unë kam vetëm 6 javë këtu, kolegë të tjerë kanë nga 4 vite, 8 vite, këtu vij për herë të parë, nga kjo pikëpamje për shkak të kohës së ngushtë dhe të pamjaftueshme për të bërë fushatë, unë zakonisht bëj fushatë 3 muaj, nuk bëj fushatë ato 30 ditët që ka.

Top Channel/ ‘Shqipëria ka dalë prej kohësh nga lista gri’, Vengu: Llogjika e pragjeve monetare…
07/04 11:38
Top Channel/ ‘E keni rrjepur shqiptarët’, Noka: Pastrimi i parave e ka zhdukur termin konkurrencë
07/04 11:33
Top News – ‘Naftën e shtrenjtojnë taksat’. Berisha: Rama tallet me qytetarët, thotë po e ul 8 lekë
06/04 20:32
Top News – Berisha: Rama po tallet me ju, thotë po e ul 8 lekë naftën
06/04 20:27
Top Channel/ Veliaj fiton gjyqin ndaj italianit, e kishte paditur në lidhje me inceneratorët
06/04 19:56
Top Channel/ Berisha do ballafaqim me Ramën! Dosja “Partizani”, kreu i PD: Le të vijë…
06/04 12:24
Top Channel/ Berisha paraqitet në SPAK, zbaton masën ‘detyrim paraqitje’, pritet nga mbështetësit
06/04 10:29
Top Channel/ Berisha: Ulja e akcizës, tallje. Nuk ka integrim në BE për shqiptarët
05/04 19:40
Top Channel/ Takimet e Ramës në njësinë 5, Braçe i revoltuar që nuk mori pjesë: Histori deliri
05/04 19:38
Top Channel/ “Shqipëria ka taksën më të lartë në botë”, Berisha i përgjigjet Ramës për…
05/04 17:47
Top Channel/ Politika urim për Pashkët, mesazhet nga Begaj, Rama dhe Berisha
05/04 15:08
Top News – Urimet për Pashkën. Begaj, Rama e Berisha mesazhe për besimtarët
05/04 12:55
Top Channel/ Pashkët/ Rama bën urimin me videon e veçantë të krijuar nga Inteligjenca Artificiale
05/04 12:53
Top Channel/ Rama:Je dakord ti që unë të kem klonin tim? Ja si përgjigjet biotikistja në Flasim
05/04 10:57
Top News – ‘Korrupsioni, sëmundje e rëndë e trashëguar. Ne kemi rritur të ardhurat buxhetore’
05/04 10:24
Top News – ‘Fonde për fermerët e rinj’. Rama flet për skemën kombëtare të bujqësisë
05/04 10:24
Top News – Shtrenjtimi i naftës, Rama: Miratuam uljen e akcizës nëse çmimi shkon mbi 220 lekë
05/04 10:24
Top News – Kryeministri Rama prezanton nismën e qeverisë ‘Dyfisho ndërmarrjen tënde’
05/04 10:24
Top News – ‘Bëjnë çmos, të mbulojnë punët me ziftin e dëshpërimit, baltën e urrejtjes’.
05/04 10:23
Top Channel/ ‘Ti je të dhëmbi i qenit’, Rama batuta në Flasim: Unë nuk kam më në dispozicion…
05/04 10:22