Kryeministri Rama tha se hetimi i çështjes së kryebashkiakut Veliaj është shumë specifik, teksa u pyet në konferencën për shtyp nëse do të shkarkohet nga posti që ka në varësi të hetimeve të SPAK. Ai tha se deri tani nuk ka akuzë, por është duke e ndjekur me shumë vëmendje.