Hati dhe Jashari, çifti i pasur që reklamon jetën e tyre të luksit në rrjetet sociale, janë gjobitur nga policia, për shkak të tejkalimit të shpejtësisë së lejuar. Masat janë marrë pas publikimit në rrjetet sociale të videove nga Hatixhe, ku tregon se ecën tej normave, e po ashtu ku shfaqet duke i kërkuar bashkëshortit që të shtojë shpejtësinë. Policia ka gjobitur çiftin, duke i hequr gjithashtu patentat për 6 muaj ndërsa po ashtu është bërë dhe sekuestrimi i mjetit luksoz “Porsche”.