Top Channel/ Kush e shkeli marrëveshjen e Ohrit? Ambasadori amerikan nuk pajtohet se e shkeli Serbia
19/11/2024 19:56

Ambasadori Amerikan i Shteteve të Bashkuara të Amerikës në Serbi, Christopher Hill nuk është pajtuar me faktin se Serbia ka shkelur Marrëveshjen e Brukselit dhe aneksin e Ohrit. Të martën ai tha se është një situatë komplekse dhe se përfshinë detyrime për të dyja palët. “Nuk jam i sigurt nëse do të pajtohesha me karakterizimin tënd të çështjes. Mendoj që është shumë më komplekse dhe çfarë unë di është se duhet të lëvizim drejt normalizimit dhe propozimeve të ndryshme që z. Lajçak ka ekspozuar dhe mendoj që ato duhet të ndiqen. Mendoj që duhet të kuptosh se ky është një proces kompleks që përfshinë detyrime për të dyja palët që duhet sekuencuar.” Ambasadori amerikan në Beograd ka shtuar se duhet mbështetur Bashkimi Evropian që po bën përpjekje për të gjetur zgjidhje dhe shtyrë përpara procesin e dialogut. Mendoj që z. Lajcçak ka vendosur një numër të propozimeve shumë pozitive, janë thënë apo bërë një numër i çështjeve përfshirë nevojën për Asociacionin e Komunave me shumicë serbe. Mendoj që gjërat që janë bërë pikërisht përmes dakordimit të Ohrit ato duhet që të implementohen dhe të kryhen me sekuencimi që duhet të synohet. Hill thotë që përgjatë kësaj kohe palët kanë humbur çaste të rëndësishme për arsye po ashtu të rëndësishme por që konsideron se duhet kthyer në rrugën e duhur. Ambasadori rezident në Serbi thekson se normalizimi nuk arrihet menjëherë. Mendoj që të gjithë janë në favor të përkrahjes dialogun e Bashkimit Evropian dhe është shumë e rëndësishme që të ecet me këto procese përpara dhe të krijohen kushtet për normalizimin e marrëdhënieve por qartazi që ka shumë punë që duhet bërë por është diçka që do të arrijë këtë administratë dhe administratën tjetër se nuk do të kryhet menjëherë. Kështu që ka nevojë të bëhet shumë punë në drejtim që të arrihet deri te faza e marrëdhënieve të normalizuara mes Serbisë dhe Kosovës. Kosova dhe Serbia në shkurt të vitit 2023 kanë arritur një marrëveshje në Bruksel për normalizim të marrëdhënieve, po ashtu një udhëzues për zbatimin e saj në mars të po të njëjtit vit në Ohër. Deri tani palët nuk kanë zbatuar detyrimet e dala nga marrëveshja.

Top Channel/ Në Kosovë rritet çmimi i naftës, opozita akuzon qeverinë
09/04 20:02
Top Channel/ Beteja e Koshares, më 9 Prill 1999 kur UÇK theu kufirin mes Shqipërisë e Kosovës
09/04 12:35
Top Channel/ Kosovë, debat për Bordin e Paqes, jashtë rendit edhe rezoluta e PDK për luftën
08/04 20:06
Top News- Rikthimi i Vjosa Osmanit në LDK? Isa Mustafa kërkon ‘pajtim’ për presidentin
08/04 17:15
Top News- Transferimi i pushteteve në veri/ Kurti: Institucionet u shërbejnë të gjithëve njëjtë
08/04 16:17
Zgjedhja e presidentit të ri në Kosovë/ Rrustemi jep detaje se çfarë po ndodhë
07/04 19:36
Top Channel/ Presidenti i ri, PDK i vendos kushte Kurtit: Propozimin të na e sjellë të shkruar!
07/04 10:59
Top News – Kurti optimist, opozita jo dhe aq. Takimi i parë me Abdixhikun për Presidentin e ri
06/04 22:00
Top Channel/ Ngërçi për presidentin në Kosovë, takimi mes Kurtit dhe Abdixhikut nuk prodhoi konsensus
06/04 19:50
Top News- Kurti fton Hamzën për takim/ Kryetari i PDK i kërkon ftesë zyrtare me letër
06/04 17:38
Top Channel/ Takimi me Abdixhikun, Kurti optimist: Mund të kemi marrëveshje per presidentin!
06/04 15:00
Top News – Taksë për ‘jabanxhinjtë’. Propozimi nga komuna e Prishtinës shkakton debate
05/04 15:45
Top News – Bilanci i Vjosës në Presidencë. Si e vlerësojnë qytetarët mandatin e Osmanit
05/04 12:04
Top News-Deputetja britanike vlerëson Osmanin. ‘Largimi i saj erdhi në një moment të papërshtatshëm’
04/04 21:31
Top Channel/ Kosova pa President! Osmanit i dorëzon mandatin kryeparlamentares
04/04 19:38
Top News – Vjosa Osmani mbyll mandatin. Vlerësime e kritika për punën në presidencë
04/04 12:48
Top Channel/ Kosova mbetet pa President, Osmanit i mbaroi mandati 5-vjeçar
04/04 12:39
Top Channel/ Sot dita e fundit, Osmani dorëzon detyrën: Nuk mori dot një mandat të dytë!
04/04 12:19
Top Channel/ Dështon seanca për naftën në Kosovë, asnjë masë për çmimin
03/04 22:58
Top Channel/ Opozita i heq mikrofonin Kurtit, agravon debati në seancën plenare të Kosovës
03/04 20:48