Grupe ekstremiste serbe të frymëzuar nga Beogradi zyrtar kanë rindezur frikën e një konflikti të ri me rikthimin e barrikadave në veri të Kosovës. Fryrja e zjarrit dhe skenaret e destabilitetit duket se përcillen nga grupet e nëndheshme të krimit që vepron në atë zonë. Kush e kontrollon në të vërtetë Veriun e Kosovës? Këto ngjarje janë paraprirë nga një efekt zinxhir dorëheqjesh masive të serbëve nga institucionet e Kosovës që nga Gjykatat, Policia apo Kuvendi Komunal.