Top Channel/ “Kush do t’i tregojë djalit për humbjen tënde”, bashkëshortja e Shpat Kasapit prek me…
02/12/2025 21:32

Një ditë përkujtimore është mbajtur ditën e sotme në Komunën e Çairit, në nderim të jetës dhe veprës së artistit të mirënjohur, Shpat Kasapi, i cili u nda nga jeta pak ditë më parë. Të pranishëm në këtë organizim ishin familjarë, miq dhe kolegë të shumtë, të cilët nderuan figurën e këngëtarit. Një nga të pranishmet që mori fjalën ishte nëna e Shpatit. Mes lotësh ajo u shpreh se pavarësisht përvojës së saj jetësore në arsim, dhimbja për djalin ia kishte marrë zërin. “Ndoshta do të thoni pse nuk jam në gjendje të flas edhe pse 22 vite kam ligjëruar, sot ndjejë një emocion që kurrë në jetë nuk e kam ndjerë dhe e ndjejnë të gjitha nënat që kanë humbur një fëmijë. Jam krenare që kam lindur një djalë që ju të gjithë e keni dashur kaq shumë. Le të prehet në pas atje, të jetë i qet sepse vitin e fundit nuk ka qenë”, u shpreh nëna e tij. Pas saj, fjalën e mori bashkëshortja e tij, Selvije Jao. Ajo e cilësoi Shpatin si njeriun që e kompletoi dhe e deshi pa kushte, ndërsa foli me emocion për djalin e tyre, Roelin, i cili ende nuk e ka kuptuar humbjen e të atit. “Një njeri që mua si Selvije më ka kompletuar, më ka mbështetur, më ka respektuar dhe më ka dashur. Mbi të gjitha, më ka falë një djalë si drita. Roeli është vetëm 3 vjet e gjysmë dhe ai ende nuk e kupton se nuk e ka babain e tij. Unë nuk e di si do të rritet me këtë dhe nuk e di kush do t’i tregojë, por e di që ai do të jetë shumë krenar me babain e tij. Shpati është përkushtuar deri në frymën e fundit që ai të rritet me të gjitha të mirat. I kam thënë edhe Shpatit, ti je shumë i mirë për këtë botën tonë mizore” ,tha Selvija. Shpat Kasapi u nda nga jeta papritur, duke lënë pas një dhimbje të madhe tek artdashësit dhe familja. I ndjeri u varros të dielën që lamë pas, në qytetin e tij të lindjes, në Tetovë. Përveç familjarëve të ngushtë, në homazhe ishin të pranishëm edhe figura të njohura të skenës muzikore shqiptare, mes të cilëve Blero, Adelina Tahiri, Big Mama dhe Dafina Zeqiri, të cilët kishin shkuar për të nderuar karrierën dhe kontributin e Shpat Kasapit në muzikën shqiptare.

Top Channel/ Nga kush u përlot Rogerti? E ftuara e papritur në BBV 5 nuk kursen mesazhet për banorin
27/03 22:16
Top Channel/ Gimbo rikthehet i prangosur në shtëpinë e “Big Brother Vip 5”, ja si reagoi Selin
27/03 22:14
Top Channel/ Brikena përlotet: Për Mateon ka më shumë rëndësi të flasë me Selin sesa…
27/03 15:30
Top Channel/ E papritur! Monika Kryemadhi hyn në shtëpinë e Big Brother, “ngacmon” banorët
26/03 22:30
Top Channel/ Genardi dhe Sonida shtrohen për herë të dytë në Psikiatri: Më thanë do të…
26/03 21:07
Top Channel/ “Për Zotin kam frikë”, Rogerti ‘i tmerruar’ në dhomën e rrëfimit, ‘shpërthen’ në lot kur sheh… breshkën
26/03 21:05
Top Channel/ Kristi Lamaj rikthehet në shtëpi duke u futur nga muri, çfarë po ndodh në BBVIP
25/03 21:28
Top Channel/ “Nëse nuk e puth, ajo nuk ikën”, rrëfimi i Mirit për njohjen me bashkëshorten gjermane
25/03 21:21
Top Channel/ Sfida e mosreagimeve, Brikena përlotet teksa sheh ish-banorin
25/03 21:19
Top Channel/ “Të kisha aq afër…” Mateo bisedon me Brikenën për puthjen
24/03 13:54
Top Channel/ Kush e fiton Big Brother-in? Nga Stenaldo te Selin dhe Miri, ja si përgjigjen banorët
23/03 22:56
Top Channel/ “Në kurrizin tim ke…”, Stenaldo debaton me Rogertin, banori: Unë kam treguar…
23/03 22:46
Top Channel/ Konfirmohet çifti Marsiela-Indrit në ‘Përputhen’, Megi Pojani përlotet
23/03 21:47
Top News – “Gjesti është arrestuar”/ Reagimi i Gimbos kur mësoi lajmin
18/03 09:26
Top News – “Ti s’flet me vëllain tënd” Debat i ashpër mes Juelës dhe Artanit, Qepe…
16/03 16:39
Top Channel/ “Dashuria jote me Brikenën është ‘fake’”, debat mes Juelës e Mateos, banori: Ti je…
13/03 21:43
Top Channel/ “Pse nuk e thua troç”, Stenaldo debaton ashpër me Rogertin, banori: Ma përmende djalin…
12/03 21:52
Top Channel/ Mateo përplaset ashpër me Mirin, debat pas deklaratës për Selin, banori: Kam një…
12/03 18:40
Top Channel/ Megan Fox nuk pyet për moshën, aktorja e njohur e Hollywood ‘tërbon’ edhe ish-in e saj
11/03 22:41
Top Channel/ Greta përplaset me Brikenën dhe Mateon, lëshon deklaratën e papritur për banorët
11/03 22:39