Top Channel/ Kush do e drejtojë SPAK? VanHorn: Zgjedhja e kreut të ri të bëhet me integritet
10/09/2025 19:30

E Ngarkuara me Punë Nancy VanHorn ishte sot në konferencën rajonale të OSBE-së, ku mes të tjerash foli edhe për vizitën e kreut të SPAK Altin Dumani në SHBA. “Kryeprokurori i Posaçëm Dumani ishte së fundmi në Uashington për të diskutuar me udhëheqjen tonë se si e luftojmë së bashku krimin këtu dhe në Shtetet e Bashkuara. Megjithatë, partneriteti i ligjzbatimit midis Departamentit tonë të Drejtësisë dhe SPAK-ut nuk u ndërtua brenda natës. Së bashku, duhet të mbrojmë atë që kemi ndërtuar”, deklaroi ajo. Më tej VanHorn deklaroi se SPAK-u është aq efektiv sa pavarësia e tij për të ndjekur kriminelët, pavarësisht se me kë janë të lidhur, ndërsa shtoi se zoti Dumani, sado efektiv ka qenë, do të zëvendësohet pasi i mbaron detyra. “Edhe SPAK-u i nënshtrohet ligjeve të Shqipërisë. Bazuar në ligj, Z. Dumani, sado efektiv që ka qenë, do të zëvendësohet, sepse mandati i tij ka përfunduar. Procesi i përzgjedhjes së pasardhësit të Z. Dumani duhet të jetë i paanshëm, transparent dhe i lirë nga ndikimet e jashtme. Ata që dëshirojnë ta shohin Shqipërinë të vazhdojë luftën kundër krimit dhe korrupsionit, përfshirë partnerët ndërkombëtarë, janë shumë të interesuar për këtë proces dhe do ta ndjekin nga afër”, pohoi ajo. Ndërkohë theksoi se Shtetet e Bashkuara presin integritet në përzgjedhjen e Kryeprokurorit të ri të Posaçëm, “ashtu siç presim për përzgjedhjen e Drejtorit të ardhshëm të BKH-së”.

Top News – ‘Kredi për bizneset, garante qeveria’. Rama njofton programin mbështetës për sipërmarrjen
29/03 14:40
Top News – Sherri për bojën e makinës, tre të arrestuar në Korçë, procedohet edhe viktima
29/03 14:40
Top News – Rama: Lirimi i hapësirave publike vazhdon, aksione edhe në fshat
29/03 14:37
Top News – ‘Flasim me qytetarët’. Rama: Fazë e re komunikimi në territor për punët tona
29/03 14:37
Top News – Investimet e huaja në Shqipëri, Rama: Ka interes të shtuar. E ardhmja është sot
29/03 14:33
Top News – Rama: Ekonomia vijon rritjen, jemi qartësisht në zhvillim të qëndrueshëm
29/03 14:32
Top News – ‘Çmimet nuk i vendosim ne’. Rama tregon punën e Bordi të naftës
29/03 14:30
Top News – ‘Bordi mbron qytetarët’. Rama: Çmimet i vendosim sipas lëvizjeve në bursë
29/03 13:58
Top News- Katër idetë e PS për ‘territorialen’/Nga Bashki më të mëdha, deri te shkrirja e 12 qarqeve
29/03 13:49
Top Channel/ “Dyfisho ndërmarrjen tënde”, qeveria sjell një program të ri, do t’i vijë në ndihmë…
29/03 13:05
Top Channel/ Debati mes ministres Ismailaj dhe Spiropalit në Grupin e PS, reagon Peleshi: Kishte…
29/03 13:04
Top Channel/ Zjarr në një banesë në Orikum, shkaktohen dëme të konsiderueshme materiale
29/03 13:00
Top Channel/ Prishet rruga/ Në Labovë të Gjirokastrës, banorët: Të sëmurët i transportojmë në krah
29/03 12:18
Top Channel/ Punëtorë të huaj në Elbasan/ Zgjidhje për të kompensuar mungesën e fuqisë punëtore
29/03 12:16
Top Channel/ Lushnjë, nafta rrit çmimin e ujit / 10 lekë më shumë për çdo bidon
29/03 12:14
Top Channel/ Magazinë me drogë, 4 në pranga/ Shijak, policia arreston edhe një punonjës të OSHEE
29/03 12:13
Top Channel/ Zhvendosen mbetjet toksike /Pas ankesave, 102 kontejnerët zhvendosen në një zonë tjetër
29/03 12:08
Top Channel/Debatet me dyer të mbyllura në PS/Spiropali u përplas me ministren Ismaili, ndërhyn Rama
29/03 12:04
Top Channel/ Rama: Nuk do lejojmë abuzimet/ “Bordi nuk cakton çmimin e naftës arbitrarisht, por…”
29/03 12:02
Top Channel/ “Takime në të gjitha qarqet”, Rama: E nisim me kohë atë që do të jetë fitorja e PS-së
29/03 10:52