Kryetarja e grupit parlamentar të Lëvizjes Vetëvendosje, Mimoza Kusari-Lila akuzoi sot partitë opozitare se po përdorin ndikimin e tyre në Prokurorinë e Kosovës për të sulmuar Qeverinë Kurti. Në debatin parlamentar për zhvillimet në KEK, pas arrestimit të Nagip Krasniqit, shefja e deputetëve të LVV-së tha se opozita e përdorën thirrjen e mikut, duke aluduar se kanë ndikuar në prokurori që të arrestohet ish-kryeshefi i KEK-ut, siç tha ajo edhe pa fakte mirë të argumentuara.