Top Channel/ Kurtin e mashtrojnë dy komedianët rusë, çfarë thotë për Grenell
26/03/2025 19:58

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti ka rënë pre e një mashtrimi nga dy komedianë rusë. Të mërkurën është publikuar video e Kurtit, ku komedianët u prezantuan si presidenti i Letonisë. Kryeministri i Kosovës zhvilloi një bisedë në gjuhën angleze me ta, duke menduar se po bisedonte me presidentin letonez. Në këtë video Kurti flet për “luftën hibride” ndaj tij, Serbinë e po ashtu edhe për çështje të tjera. Kurti flet edhe për Richard Grenell ku thotë se ai ka punuar kundër tij. “Ai ka qenë edhe instrument në rrëzimin e Qeverisë sime herën e kaluar. Ai ka marrë edhe një çmim të madh në Beograd si diplomat. Nuk është mirë që të marrësh një të tillë nga një shtet autoritar dhe të pretendosh se je neutral”, thotë ai. Pasditen e sotme, Zyra e Kryeministrit e ka pranuar se ai ka rënë pre e mashtrimit, duke thënë që se ngjarja ka ndodhur më 11 shkurt. “Ky incident fatkeq riforcon atë që e kemi ditur prej kohësh: Rusia është e fiksuar me Kosovën dhe vazhdon ta shënjestrojë shtetin tonë. Gjatë fushatës zgjedhore për zgjedhjet parlamentare të 9 shkurtit, Sputnik Serbia dhe Russia Today publikuan mbi 60 lajme të rreme dhe artikuj dezinformues, duke ndërhyrë në procesin tonë demokratik, siç është dokumentuar nga Misioni i BE-së për Vëzhgimin e Zgjedhjeve ”, sqarohet nga ZKM. Tutje thuhet se edhe në këtë bisedë riafirmohen qëndrimet e Kurtit. “Teksa na vjen keq që kryeministri Albin Kurti u bë shënjestër e një thirrje të tillë, ky episod rikonfirmon qëndrimet parimore dhe konsistente të kryeministrit Kurti për çështjet kyçe, si në biseda publike ashtu edhe në ato private”, bën të ditur Zyra e Kryeministrit.

Top Channel/ Kosova vendos çmimet tavan, Kuvendi miraton në parim ligjin, opozita akuza për…
11/04 12:20
Top Channel/ “Askush s`ma preku zemrën si Kosova”: Shuhet Engel, mbështetësi i madh i shqiptarëve!
11/04 12:17
Top Channel/ Thaci: Pres drejtësi, e kam lënë pas garën politike
10/04 23:04
Top News – Thaçi paralajmëron rikthimin në politikë. Intervista për ‘FAZ’
10/04 22:06
Top News- Lufta bën bashkë politikën/ ‘OK’ rezolutës për mbrojtjen e dinjitetit të viktimave
10/04 19:14
Top News- Kush do e sabotonte Vuçiç e Orban? Hijet e misterit të eksplozivëve që nuk plasën
10/04 17:23
Top Channel/ Miratohet rezoluta per te verteten e luftes ne Kosove!
10/04 15:09
Top Channel/ Në Kosovë rritet çmimi i naftës, opozita akuzon qeverinë
09/04 20:02
Top Channel/ Beteja e Koshares, më 9 Prill 1999 kur UÇK theu kufirin mes Shqipërisë e Kosovës
09/04 12:35
Top Channel/ Kosovë, debat për Bordin e Paqes, jashtë rendit edhe rezoluta e PDK për luftën
08/04 20:06
Top News- Rikthimi i Vjosa Osmanit në LDK? Isa Mustafa kërkon ‘pajtim’ për presidentin
08/04 17:15
Top News- Transferimi i pushteteve në veri/ Kurti: Institucionet u shërbejnë të gjithëve njëjtë
08/04 16:17
Zgjedhja e presidentit të ri në Kosovë/ Rrustemi jep detaje se çfarë po ndodhë
07/04 19:36
Top Channel/ Presidenti i ri, PDK i vendos kushte Kurtit: Propozimin të na e sjellë të shkruar!
07/04 10:59
Top News – Kurti optimist, opozita jo dhe aq. Takimi i parë me Abdixhikun për Presidentin e ri
06/04 22:00
Top Channel/ Ngërçi për presidentin në Kosovë, takimi mes Kurtit dhe Abdixhikut nuk prodhoi konsensus
06/04 19:50
Top News- Kurti fton Hamzën për takim/ Kryetari i PDK i kërkon ftesë zyrtare me letër
06/04 17:38
Top Channel/ Takimi me Abdixhikun, Kurti optimist: Mund të kemi marrëveshje per presidentin!
06/04 15:00
Top News – Taksë për ‘jabanxhinjtë’. Propozimi nga komuna e Prishtinës shkakton debate
05/04 15:45
Top News – Bilanci i Vjosës në Presidencë. Si e vlerësojnë qytetarët mandatin e Osmanit
05/04 12:04