I nxitur nga Dita e Europës, kryeministri i Kosovës u shpreh se nevojitet një zotim për ta mbrojtur e përshpejtuar integrimin e Kosovës dhe gjithë Ballkanit Perëndimor në BE. Ai u shpreh se këtu duhet të përfshihet edhe Ukraina, Gjeorgjia e Moldavia. “Këto vlera sot po mbrohen në Ukrainë. Atje, përballë një agresori e pushtuesi despotik, po mbrohet ideja e një Europë të lirë dhe të bashkuar.