Pavarësisht përplasjeve me të dërguarin e SHBA-së për rajonin e Ballkanit Perëndimor, Richard Grenell gjatë mandatit të parë të Donald Trumpit, kryeministri i Kosovës Albin Kurti deklaroi se qeveria e tij është e gatshme dhe interesuar të vazhdojë bashkëpunimin me administratën e re të Shteteve të Bashkuara ndërsa theksoi se marrëveshja e Brukselit për normalizimin e marrëdhënieve me Serbinë duhet të zbatohet para asaj të Washingtonit të vitit 2020.