Top Channel/ Kurti zbulon negociatat me NISMËN dhe iu përgjigj Vuçiçit: Po nxit tensione
21/07/2025 19:59

Kur kanë mbetur edhe dy vazhdime të seancës konstituive para afatit të përcaktuar nga Gjykata Kushtetuese, Lëvizja Vetëvendosje ka intensifikuar përpjekjet për marrëveshje. Kryetari i partisë që doli e para në zgjedhje dhe njëkohësisht kryeministri në detyrë, Albin Kurti njoftoi se i ka bërë një ofertë konkrete, kryetarit të NISMA-s, Fatmir Limajt, të cilin e takoi të shtunën. Kurti njoftoi se para 26 korrikut, afatit të përcaktuar nga Gjykata Kushtetuese për konstituim të Kuvendit, do bëhet e ditur nëse ka ose jo marrëveshje mes Lëvizjes Vetëvendosje e NISMA-s. Albin Kurti nuk dha detaje për ofertën që i ka bërë NISMA-s, në përpjekje për t’i dhënë zgjidhje ngërcit politik. Megjithatë, në konferencën e së hënës, si kryeministër në detyrë, Kurti adresoi edhe kërcënimet e presidentit të Serbisë, Aleksandar Vuciq, të cilat i bëri pas arrestimit të ndihmësit të drejtorit të së ashtuquajturës Zyra për Kosovë në Qeverinë e Serbisë, Igor Popoviq. Kurti akuzoi Serbinë për nxitje të tensioneve. Të dielën, Gjykata Themelore në Prishtinë i caktoi masë të sigurisë, paraburgim prej një muaji Igor Popoviqit, për nxitje të përcarjes dhe mosdurimit. Popoviq, më 18 korrik në Hocë të Madhe të Rahovecit, gjatë një fjalimi para serbëve lokal e ka cilësuar Ushtrinë Clirimtare të Kosovës si terroriste. Ai u arrestua po të njëjtën ditë.

Top News – Busulla dhuratë nga Agim Ramadani / Rrëfimi që prek zemrat 27 vite pas Koshares
12/04 14:54
Top News – Kosovë, nga dekretet te emërimet / Ja sfidat e Albulena Haxhiut si presidente në detyrë
12/04 14:46
Top Channel/ Kosova vendos çmimet tavan, Kuvendi miraton në parim ligjin, opozita akuza për…
11/04 12:20
Top Channel/ “Askush s`ma preku zemrën si Kosova”: Shuhet Engel, mbështetësi i madh i shqiptarëve!
11/04 12:17
Top Channel/ Thaci: Pres drejtësi, e kam lënë pas garën politike
10/04 23:04
Top News – Thaçi paralajmëron rikthimin në politikë. Intervista për ‘FAZ’
10/04 22:06
Top News- Lufta bën bashkë politikën/ ‘OK’ rezolutës për mbrojtjen e dinjitetit të viktimave
10/04 19:14
Top News- Kush do e sabotonte Vuçiç e Orban? Hijet e misterit të eksplozivëve që nuk plasën
10/04 17:23
Top Channel/ Miratohet rezoluta per te verteten e luftes ne Kosove!
10/04 15:09
Top Channel/ Në Kosovë rritet çmimi i naftës, opozita akuzon qeverinë
09/04 20:02
Top Channel/ Beteja e Koshares, më 9 Prill 1999 kur UÇK theu kufirin mes Shqipërisë e Kosovës
09/04 12:35
Top Channel/ Kosovë, debat për Bordin e Paqes, jashtë rendit edhe rezoluta e PDK për luftën
08/04 20:06
Top News- Rikthimi i Vjosa Osmanit në LDK? Isa Mustafa kërkon ‘pajtim’ për presidentin
08/04 17:15
Top News- Transferimi i pushteteve në veri/ Kurti: Institucionet u shërbejnë të gjithëve njëjtë
08/04 16:17
Zgjedhja e presidentit të ri në Kosovë/ Rrustemi jep detaje se çfarë po ndodhë
07/04 19:36
Top Channel/ Presidenti i ri, PDK i vendos kushte Kurtit: Propozimin të na e sjellë të shkruar!
07/04 10:59
Top News – Kurti optimist, opozita jo dhe aq. Takimi i parë me Abdixhikun për Presidentin e ri
06/04 22:00
Top Channel/ Ngërçi për presidentin në Kosovë, takimi mes Kurtit dhe Abdixhikut nuk prodhoi konsensus
06/04 19:50
Top News- Kurti fton Hamzën për takim/ Kryetari i PDK i kërkon ftesë zyrtare me letër
06/04 17:38
Top Channel/ Takimi me Abdixhikun, Kurti optimist: Mund të kemi marrëveshje per presidentin!
06/04 15:00