Gjatë homazheve në përmendoren dedikuar personave të zhdukur me dhunë gjatë luftës, kryeministri i Kosovës, Albin Kurti tha se Kosova ka nevojë që kriminelët, fajtorët, ekzekutorët e urdhërdhënësit e Serbisë, të shkojnë pas hekurave. Ai shtoi se nevojitet mbështetje ndërkombëtare dhe se këtë çështje do ta diskutojë në takimin e 2 majit në Bruksel.