Kryeministri Albin Kurti, kandidat i Lëvizjes Vetëvendosje për një mandat tjetër në krye të qeverisë, votoi së bashku me gruan e tij, në Prishtinë. Në deklaratën për mediat, që e adresoi në gjuhën shqipe, angleze dhe serbe, Kurti ftoi të gjithë qytetarët të votojnë, duke zgjedhur se kush do t’i drejtojë për katër vitet e ardhshme.