Top Channel/ Kurti, “ultimatum” për barrikadat: Po nuk i hoqën, hyn policia dhe Kfor-i!
13/12/2022 17:59

Barrikadat e serbëve në veri të Kosovës vazhdojnë të qëndrojnë aty për të katërtën ditë rresht, por nga zyra e Kryeministrit Albin Kurti thonë se kjo situatë nuk do të tolerohet gjatë. Një këshilltar i Kurtit, i cituar nga shtypi vendas, është shprehur se nëse barrikadat nuk hiqen, atëherë do të kalojë në veprim Policia e Kosovës, në koordinim edhe me KFOR-in. Pavarësisht se Kosova vendosi t`i shtyjë zgjedhjet në komunat me shumicë serbë në veri, në përpjekje për të zbutur kështu tensionet, pushteti serb, që vepron përmes Listës serbe atje, nuk e urdhëroi zhbllokimin e rrugëve. Diplomacia perëndimore ka bërë thirrje që të hiqen barrikadat, duke e fajësuar Serbinë për tensionimin e veriut dhe retorikën e përdorur. President serb Aleksandar Vucic nga ana e tij, pretendon se nuk e ka dhënë ai urdhrin për vendosjen e barrikadave. Këshilltari i Kurtit, Jeton Zulfaj, thotë se ato duhet të hiqen, para se të veprojë policia. “ I është dhënë një afat përpara se të hyjnë forcat e policisë e të hapin rrugën për të mundësuar lirinë e lëvizjes. I është dhënë hapësira KFOR-it në mënyrë që ta kryejnë ata fillimisht këtë mision, por e gjithë kjo po bëhet mes tij dhe autoriteteve të Kosovës”, shtoi këshilltari. Rrugët janë bllokuar kryesisht me automjete. Ministria e brendshme e Kosovës sqaroi, pas insistimit të vazhdueshëm të zyrtarëve serbë, se asnjë dokument apo marrëveshje të arritur mes Kosovës dhe Serbisë në kuadër të dialogut për normalizimin e marrëdhënieve nuk ia ndalon Prishtinës zyrtare Kosovës që të dërgojë forcat speciale të policisë së saj në veri të vendit - zonë kjo e banuar me shumicë serbe.

Top Channel/ Kosova në pritje të vendimit të Gjykatës Kushtetuese, çfarë rrezikon!
25/03 15:01
Top News -‘Nuk ka barrë më të rëndë se kjo…’/ Kërkimi dekadësh për të zhdukurit e luftës në Kosovë
25/03 14:26
Top News – ‘Kosova nuk harron’ / Osmani e Kurti kujtojnë sulmin e NATO-s kundër Serbisë
24/03 22:51
Top Channel/ 27 vite nga bombardimet e NATO, më 1999 nisi sulmi ndaj agresionit serb
24/03 20:02
Top News – Arrestohet serbi në Kosovë. I dyshuar për krime lufte, u kap në kufi
24/03 11:50
Top News – Vrasja e trefishtë në Podujevë. Autorja mori peng të moshuarën – ‘Do ju vras të gjithve’
24/03 11:09
Top News – Përgjysmim të TVSH dhe akcizës. Kosovë, qeveria hedh poshtë propozimin e AAK
24/03 09:46
Top Channel/ Debati për naftën në Kosovë. Biznesi kërkon ulje takse, qeveria refuzon
23/03 19:41
Top Channel/ Podujevë, vdes dhe autorja e sulmit: Dalin emrat, motivi ende mister!
23/03 15:07
Top Channel/ Të shtënat në Podujevë, vdes edhe e plagosura tjetër: Mister motivi!
23/03 11:50
Top News- Politikanët urojnë besimtarët/ Fitër Bajrami, Osmani e Kurti mesazhe për solidaritet
20/03 12:53
Top Channel/ “Kosova peng i krizave”, Myftiu Tërnava: Politika të vendosë interesin kombëtar mbi…
20/03 12:13
Top News- Festohet Fiter Bajrami në Kosovë/ Myftiu Tërnava mesazh liderëve politikë
20/03 10:16
Top News-Manovrat serbe shqetësojnë Preshevën/ Kamberi: NATO të rishikojë zonën tokësore të sigurisë
19/03 21:00
Top News- Keqtrajtimi i 5-vjeçarit në Lipjan/ Pas paraburgimit të prindërve, hetime shtesë
19/03 19:18
Top Channel/ Serbia nis ushtrinë në kufi, Kurti: Show agresioni, reagon KFOR!
19/03 15:11
Top Channel/ Keqtrajtimi i pesë vjeçarit: Paralajmërohet revokim licencash për punonjësit sociale!
19/03 15:07
Top News – Stërvitjet serbe në kufi me Kosovën, Albin Kurti – Provokim, ndërkombëtarët të veprojnë!
19/03 14:51
Top News- Kosovën e mban diaspora / Remitanca rekord, në 2025 dërguan 1.4 mld euro
19/03 14:43
Top News – Kriza politike penalizoi Kosovën. Raporti i Freedom House-Progresi i lirive u paralizua
19/03 10:29
DIGITALB DIGITALB