Top Channel/ Kurti “ul tonet”: Gjithmonë i kemi respektuar aktgjykimet e Kushtetueses!
18/08/2025 15:19

Me tone të ulura, kryeministri në detyrë i Kosovës, Albin Kurti, deklaroi se ekzekutivi i drejtuar prej tij i ka respektuar të gjitha aktgjykimet e lëshuara nga Gjykata Kushtetuese e Kosovës. Këto komente, Kurti i bëri pasi u pyet nga gazetarët nëse ai dhe partia e tij, Lëvizja Vetëvendosje, do të respektojnë aktgjykimin e Kushtetueses lidhur me çështjen e konstituimit të Kuvendit. Në 8 gusht, Kushtetuesja nxori njoftimin për aktgjykimin për këtë çështje, por ende gjykata më e lartë në vend nuk e ka publikuar aktgjykimin e plotë. “Nuk ka asnjë aktgjykim të Gjykatës Kushtetuese që Qeveria e Kosovës me mua si kryeministër nuk e ka respektuar. Dhe, nuk ka asnjë aktgjykim të Gjykatës Kushtetuese, të cilin edhe unë si kryetar i LVV-së, si subjekti më i madh në vend e Kuvend, nuk e kam respektuar. Por, kur më pyesin sërish a do ta respektoj aktgjykimin e Gjykatës Kushtetuese kjo më bën të mendoj që do të jetë pazakonshëm i padrejtë, i padurueshëm, saqë ndoshta duhet ta konsiderojmë se çfarë duhet të bëjmë”, ishte komenti i tij. Sipas njoftimit, Kushtetuesja ka urdhëruar Kuvendin që brenda 30-ditësh të zgjedhë kryeparlamentarin e ri përmes votimit të hapur, duke e hedhur në votim të njëjtin kandidat jo më shumë se tri herë. Ky afat njëmujor do të nisë sapo të publikohet aktgjykimi i plotë, që ende nuk dihet se kur do të ndodhë.

Top Channel/ 15 të ndaluar në Malishevë, dyshohet se u manipuluan 17 mijë vota,prokuroria merr në…
28/01 19:51
Top News- Një muaj pas zgjedhjeve të parakohshme/ Vijon rinumërimi, Kosova ende pa institucione
28/01 16:42
Top Channel/ Kosovë, Prokuroria e Gjakovës aksion për falsifikim të rezultatit zgjedhor në Malishevë
28/01 15:29
Top News- Anëtare themeluese e Bordit / Kosova zë vend në nismën e Trump për paqen
28/01 13:22
Top Channel/ Manipulime në zgjedhjet e Kosovës, aksion për falsifikim të rezultatit në Malishevë
28/01 12:43
Top News – Rekord kreditimi në Kosovë. Rritet shuma e huasë, por edhe normat e interesit
27/01 11:58
Top Channel/ NATO nuk harron Banjskën, Rutte: Ende po presim që Serbia të përcaktojë përgjegjësinë!
27/01 11:21
Top News – “Nuk frikësohem nga gara.” Abdixhiku thërret zyrtarisht delegatët për Kuvendin e partisë
26/01 13:50
Tip Channel/ Vjosa Osmani e zbulon për BBC: Ja pse firmosa për Bordin e Paqes
25/01 23:17
Top News – Rinumërimi i votave në Kosovë / Zgjerohen dyshimet dhe hetimet për manipulim
25/01 13:40
Top News – Avdullah Hoti për kryetar të LDK-së / Ish kryeministri hyn në garë: Ka ardhur koha…
25/01 13:39
Top News -23 të dyshuar për manipulim votash/ Kosovë, gjykata urdhëron një muaj paraburgim
25/01 13:23
Top News-FBI në Prishtinë për hetime, amerikanët rrëzojnë narrativën e Serbisë, besojnë tek Kosova
24/01 16:14
Top News- Çfarë po ndodh me rinumërimin e votave në Kosovë, KQZ sqaron situatën
24/01 13:53
Top News- Kurti dënon manipulimin e votave, kërkon ndëshkim: S’ka amnisti për komisionerët
24/01 13:52
Top Channel/ 109 hajdutët e votave, komisionerët që manipuluan votat në Prizren dalin para gjykatës
24/01 12:52
Top Channel/ Kurti “distancohet” nga komisionerët e ndaluar:Asnjë aministi për manipulimin e votave!
24/01 12:48
Top News- Skandali me votat në Kosovë, arrestime masive në Prizren, pranga komisionerëve
23/01 21:54
Top Channel/ Skandal në Prizren! Arrestohen mbi 100 komisionerë për vjedhje votash
23/01 19:57
Top Channel/ 100 komisionerë “vodhën votat”? Merren në pyetje për vjedhjen masive të votave
23/01 12:50
DIGITALB DIGITALB