Kryeministri në detyrë dhe lideri i Lëvizjes Vetëvendosje, Albin Kurti, ka deklaruar se Partisë Demokratike të Kosovës i duhet edhe një mandat në opozitë, prandaj siç thotë ai, nuk i ofron koalicion. Kurti e quajti “lajm” kthimin e Fatmir Limajt në Kuvend, duke përmendur nofkën e tij gjatë luftës. Ai la të hapur mundësinë e bashkëpunimit me të.