Kryeministri i Kosovës Albin Kurti i bëri thirrje Bashkimit Evropian për të hequr sa më shpejtë masat, ndaj vendit të tij, të cilat i konsideroi të padrejta dhe ndëshkuese. “Ne po bëjmë krejt çfarë mundemi dhe dimë, por do të duhej që edhe partnerët dhe aleatët tanë evropianë sa më parë ta përmirësojnë qëndrimin e tyre ndaj Kosovës, pasi një Republikë demokratike dhe progresiste siç është Kosova meriton të ndihmohet me krejt çka munden ata dhe jo të ketë masa ndëshkuese”