Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, ka thënë se ura mbi lumin Ibër duhet hapur dhe se ajo nuk duhej të mbyllej kur Kosova u çlirua 25 vjet më parë. Në një intervistë për “Zërin e Amerikës” ai ka thënë se për çështjen e urës është arritur një marrëveshje në Bruksel dhe se nuk ka pse të diskutohet më tepër.