Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti u takua të martën me senatorin amerikan Jack Reed, njëherësh kryetar i Komisionit të Forcave të Armatosura në Senatin e ShBA-së. Ai e falenderoi zyrtarin amerikan për mbështetjen e pandërprerë të Shteteve të Bashkuara ndaj Kosovës, ndërsa e vendosi theksin dhe tek rritja e buxhetit në fushën e mbrojtjes dhe tek realizimi i misioneve ushtarake jashtë vendit për të rritur ndërveprimin me trupat e NATO-s. Ndërkohë senatori Reed u shpreh falënderues për mikpritjen dhe për vendimin e marrë nga qeveria e Kosovës për strehimin e qytetarëve afgan. Në këtë takim morën pjesë dhe ambasadori amerikan në Prishtinë Jeffrey Hovenier dhe ministri I ri I mbrojtjes Ejup Maqedonci.