Top Channel/ ‘Kurti, spiun i Serbisë’! Shpërthen Haradinaj: Tradhtar që e lë ushtrinë pa bukë
14/10/2024 17:40

Ish-kryeministri i Kosovës dhe kryetari i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës (AAK), Ramush Haradinaj, ka folur sot në seancën e jashtëzakonshme plenare për ushqimin në Forcat e Sigurisë së Kosovës. Në fjalën e tij në Kuvend, Haradinaj tha se qeveria po i lë pa bukë Forcat e Sigurisë së Kosovës, ndërsa nuk kurseu as kritikat ndaj kryeministrit Albin Kurtit, të cilin e quajti ‘spiun i Serbisë’. “Kur një ditë këtu i kam thënë që është spiun i Serbisë, po është spiun i Serbisë, po, është tradhtar ai që e lë ushtrinë e vet pa bukë. Çka tjetër me i thënë këtij njeri? E ka lënë ushtrinë e vet pa bukë ky njeri. Pse e bën këtë, pse po i ndodh këtij e nuk i ndodhi dikujt tjetër gjatë gjithë ekzistencës tonë që 20 vjet?” Haradinaj vijoi me akuza të tjera për qeverinë lidhur me trajtimin e ushtrisë, ku tha se i ka lënë edhe pa transport apo mjetet e nevojshme bazë. “I ka lënë pa transport, i ka lënë pa veshmbathje, pa shumëçka tjetër, mbrrini me i lënë edhe pa bukë. Kush e mbron këtë njeri, shihni se çka jeni tu bë, po e mbroni një njeri që edhe ushtrinë me lënë pa bukë. Besomëni nuk i them këto me ndonjë dëshirë të madhe se na jemi të gjithë të këtij vendi. Nëse para 6 vjete ke mbrri me u krenu në këtë parlament se po e krijojmë ushtrinë tonë, që po e nisim rrugën tonë drejt NATO’s, me ardhë sot këtu me diskutu se na i ka lënë ushtarët pa bukë Albin Kurti. Po po bre, spiun është, spiun i Serbisë është, agjent i tyre, njeri i tyre, përndryshe se kish lënë gjendjen kurrë kështu.” “Ne duhet me ndërru këtë qeveri, Aleanca do ta ndihmojë ndryshimin sepse e dimë që është interes kombëtar”, tha ai në fund.

Top Channel/ Në Kosovë rritet çmimi i naftës, opozita akuzon qeverinë
09/04 20:02
Top Channel/ Beteja e Koshares, më 9 Prill 1999 kur UÇK theu kufirin mes Shqipërisë e Kosovës
09/04 12:35
Top Channel/ Kosovë, debat për Bordin e Paqes, jashtë rendit edhe rezoluta e PDK për luftën
08/04 20:06
Top News- Rikthimi i Vjosa Osmanit në LDK? Isa Mustafa kërkon ‘pajtim’ për presidentin
08/04 17:15
Top News- Transferimi i pushteteve në veri/ Kurti: Institucionet u shërbejnë të gjithëve njëjtë
08/04 16:17
Zgjedhja e presidentit të ri në Kosovë/ Rrustemi jep detaje se çfarë po ndodhë
07/04 19:36
Top Channel/ Presidenti i ri, PDK i vendos kushte Kurtit: Propozimin të na e sjellë të shkruar!
07/04 10:59
Top News – Kurti optimist, opozita jo dhe aq. Takimi i parë me Abdixhikun për Presidentin e ri
06/04 22:00
Top Channel/ Ngërçi për presidentin në Kosovë, takimi mes Kurtit dhe Abdixhikut nuk prodhoi konsensus
06/04 19:50
Top News- Kurti fton Hamzën për takim/ Kryetari i PDK i kërkon ftesë zyrtare me letër
06/04 17:38
Top Channel/ Takimi me Abdixhikun, Kurti optimist: Mund të kemi marrëveshje per presidentin!
06/04 15:00
Top News – Taksë për ‘jabanxhinjtë’. Propozimi nga komuna e Prishtinës shkakton debate
05/04 15:45
Top News – Bilanci i Vjosës në Presidencë. Si e vlerësojnë qytetarët mandatin e Osmanit
05/04 12:04
Top News-Deputetja britanike vlerëson Osmanin. ‘Largimi i saj erdhi në një moment të papërshtatshëm’
04/04 21:31
Top Channel/ Kosova pa President! Osmanit i dorëzon mandatin kryeparlamentares
04/04 19:38
Top News – Vjosa Osmani mbyll mandatin. Vlerësime e kritika për punën në presidencë
04/04 12:48
Top Channel/ Kosova mbetet pa President, Osmanit i mbaroi mandati 5-vjeçar
04/04 12:39
Top Channel/ Sot dita e fundit, Osmani dorëzon detyrën: Nuk mori dot një mandat të dytë!
04/04 12:19
Top Channel/ Dështon seanca për naftën në Kosovë, asnjë masë për çmimin
03/04 22:58
Top Channel/ Opozita i heq mikrofonin Kurtit, agravon debati në seancën plenare të Kosovës
03/04 20:48