Thjesht një manovër të radhës, që nuk ndërmerret për hir të shtetit serb e kurrsesi për atë të Kosovës por vetëm në interes të pushtetit në Beograd: të tillë e cilëson Albin Kurti vendimin e Serbisë për të pranuar target e Republikës së Kosovës, RKS. Pavarësisht thirrjeve të BE-së që edhe Prishtina zyrtare tani të hedhë një hap të ngjashëm, Kurti e bëri të qartë se nuk i beson fjalëvë të palës tjetër, por kërkon të shohë veprat e saj.