Përkundër detyrimit nga Gjykata Themelore për të dhënë dëshminë, Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti nuk është paraqitur të martën në Prokurorinë Speciale. Ai në orën 10:00 ishte në komunën e Gjilanit në vënien e gur themelit të një çerdheje. Nga aty, kreu i qeverisë edhe një herë tha se nuk shkon për të dhënë dëshminë në Prokurorinë Speciale, por i pret prokurorët në zyrën e tij.