Top Channel/ Kurti, “sfidë” Vuçiçit me serbët e Kosovës: “Mos iu dorëzoni presionit” !
11/10/2021 17:37

Albin Kurti i bëri thirrje serbëve të Kosovës që të mos i nënshtrohen presionit dhe frikësimit gjatë votimit për zgjedhjet lokale. “Duke qenë në prag të zgjedhjeve lokale, është e rëndësishme që të kemi zgjedhje të lira dhe demokratike, ku cdo qytetar i Republikës voton mbi bazën e bindjeve personale”, tha kryeministri kosovar gjatë një takimi që zhvilloi me përfaqësuesin e posaçëm të Kombeve të Bashkuara në Kosovë, Zahir Tanin. Zgjedhjet lokale në Kosovë mbahen në 17 tetor. Qytetarët me të drejtë vote do të mund t’i zgjedhin kryetarët e rinj të 38 komunave dhe përfaqësuesit e asambleve komunale. Misionet e Bashkimit Evropian për vëzhgimin e votimeve e kanë pohuar disa herë në të shkuarën se qytetarët serbë, që nuk e kanë përkrahur Listën Serbe, janë frikësuar. Të gjitha komunat me shumicë serbe në Kosovë aktualisht udhëhiqen nga kjo parti e cila gëzon mbështetjen e Beogradit zyrtar. Më herët, presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçic e deklaroi hapur se të gjithë kandidatët që nuk i përkasin Listës Serbe, nuk do ta kenë përkrahjen e shtetit të tij, ndërsa i bëri thirrje serbëve të Kosovës të bashkohen dhe të dalin në numër sa më të madh në zgjedhjet e së djelës.

Top News – Taksë për ‘jabanxhinjtë’. Propozimi nga komuna e Prishtinës shkakton debate
05/04 15:45
Top News – Bilanci i Vjosës në Presidencë. Si e vlerësojnë qytetarët mandatin e Osmanit
05/04 12:04
Top News-Deputetja britanike vlerëson Osmanin. ‘Largimi i saj erdhi në një moment të papërshtatshëm’
04/04 21:31
Top Channel/ Kosova pa President! Osmanit i dorëzon mandatin kryeparlamentares
04/04 19:38
Top News – Vjosa Osmani mbyll mandatin. Vlerësime e kritika për punën në presidencë
04/04 12:48
Top Channel/ Kosova mbetet pa President, Osmanit i mbaroi mandati 5-vjeçar
04/04 12:39
Top Channel/ Sot dita e fundit, Osmani dorëzon detyrën: Nuk mori dot një mandat të dytë!
04/04 12:19
Top Channel/ Dështon seanca për naftën në Kosovë, asnjë masë për çmimin
03/04 22:58
Top Channel/ Opozita i heq mikrofonin Kurtit, agravon debati në seancën plenare të Kosovës
03/04 20:48
Top Channel/Deputetja e PDK i shkon Kurtit në foltore dhe i merr mikrofonin: Ke katër vite që…
03/04 18:39
Top News- Presidenti i ri, Kurti nuk nxiton/ Kryeministri thërret negociata javën e ardhshme
03/04 16:36
Top Channel/ PDK largohet nga Kuvendi, protesta pas bllokimit të rezolutës për luftën
03/04 12:21
Top Channel/ Rritja e cmimeve në Kosovë, ndërhyn Kurti: Jo abuzimeve, vendosen cmime tavan!
03/04 12:01
Top Channel/ Kurti: Të shmangim zgjedhjet! Dekreti i presidentes, politikisht i gabuar
02/04 20:08
Top Channel/ Debati në Kuvendin e Kosovës, rrëzohet rezoluta për të vërtetën e luftës
02/04 19:58
Top Channel/ Kurti kërkon shmangien e zgjedhjeve: Dekreti i Osmanit, anti-kushtetues!
02/04 15:17
Top News -Afati kushtetues për presidentin e ri/ Rreziku për zgjedhje të reja, asnjë hap nga partitë
02/04 11:01
Top News – “Asnjë votë për kandidatët e Kurtit”. LDK nuk do të mbështesë emrat e VV për president
01/04 17:27
Top Channel/ Kosova nderohet me Medalje Merite! Presidentja Osmani dekoron Dardanët
01/04 16:03
Top Channel/ Mbushen tribunat në ‘Fadil Vokrri’, tifozët shqiptarë nisën këngën
31/03 20:51