Albin Kurti e akuzoi Serbinë për ndërhyrje në zgjedhjet lokale të 12 tetorit në Kosovë me premtime për vende pune dhe përfitime financiare. Kryeministri në detyrë u shpreh se nuk i vendos ermër tjetër deklaratave dhe veprimeve të presidentit Aleksandar Vucic dhe të aktorëve të tjerë serbë, shtetërorë dhe joshtetërorë.