Në mesin e një ngërçi institucional dhe në pamundësinë e gjetjes së një aleati për të ngritur Kuvendin dhe krijuar qeverinë e re të Kosovës, kryeministri në detyrë, Albin Kurti flet për skenarë destabilizimi nga jashtë. Nga mbledhja e qeverisë ai akuzoi sërish Serbinë se po vazhdon përpjekjet për destabilizim të Kosovës. Arrestimet e fundit për spiunazh janë shembulli i qartë i këtyre ndërhyrjeve sipas Kurtit.