Top Channel/ Kurti: Serbia do tri shtete me luftë, kërkojnë të rimarrin Kosovën dhe…
22/11/2024 22:23

Paralajmërimi i bërë nga kryeministri Albin Kurti për synimet e Serbisë që kërkon të marrë me luftë tri shtete të rajonit, përfshirë Kosovën, ka bërë jehonë në median europiane. Kryeministri i Kosovës ka alarmuar për rrezikun e një lufte që mund ta nisë Serbia në rajon. Gazeta zvicerane NNZ, ka raportuar se në një diskutim të organizuar nga Shoqëria zvicerane për Politikë të Jashtme, Kurti ka thënë se shteti serb nuk ka hequr dorë nga hakmarrja në Kosovë. “Nuk janë tërhequr aspak! Vuçiç thjesht po e mashtron Perëndimin. Elita që e dominon vendin nuk ka hequr dorë kurrë nga projekti i Serbisë së Madhe. Thjesht quhet diçka ndryshe tani, domethënë 'Bota Serbe'. Kjo do të thotë bashkim i të gjithë serbëve në një vend. Kjo do të nënkuptonte shpërbërjen e Bosnjë-Hercegovinës, Malit të Zi dhe Kosovës. Vuçiç ushtron edhe durim strategjik, por synimi mbetet hakmarrja. Ne duhet të jemi të përgatitur për këtë” Kryeministri Kurti e ka përshkruar politikën perëndimore karshi Beogradit zyrtar si naive. Sipas tij, Perëndimi ende e gjykon gabimisht Serbinë. Ai ka folur edhe për zgjedhjen e Donald Trumpit si president i Shteteve të Bashkuara, teksa ka thënë se kjo nuk paraqet rrezik për Kosovën. “Kosova ka punuar mirë me presidentët e të dyja partive. Ajo u çlirua në vitin 1999 nën demokratin Bill Clinton, dhe George Ë. Bush, një republikan, ishte president kur Kosova u bë e pavarur më 2008”. Pas sulmit terrorist të 24 shtatorit të 2023-tës në Banjskë të Zveçanit, i cili është organizuar nga Milan Radoiçiç që është një nga njerëzit më të afërt të presidentit të Serbisë, Aleksandar Vuçiq, liderë të shtetit, por edhe institucione të sigurisë kanë paralajmëruar disa herë se Serbia mund të tentojë sërish ndërhyrjen në Kosovë. Krahas Policisë së Kosovës që është shtuar në numër në Veri, prezencën përreth brezit kufitar e ka rritur edhe KFOR në Kosovë.

Top Channel/ Në Kosovë rritet çmimi i naftës, opozita akuzon qeverinë
09/04 20:02
Top Channel/ Beteja e Koshares, më 9 Prill 1999 kur UÇK theu kufirin mes Shqipërisë e Kosovës
09/04 12:35
Top Channel/ Kosovë, debat për Bordin e Paqes, jashtë rendit edhe rezoluta e PDK për luftën
08/04 20:06
Top News- Rikthimi i Vjosa Osmanit në LDK? Isa Mustafa kërkon ‘pajtim’ për presidentin
08/04 17:15
Top News- Transferimi i pushteteve në veri/ Kurti: Institucionet u shërbejnë të gjithëve njëjtë
08/04 16:17
Zgjedhja e presidentit të ri në Kosovë/ Rrustemi jep detaje se çfarë po ndodhë
07/04 19:36
Top Channel/ Presidenti i ri, PDK i vendos kushte Kurtit: Propozimin të na e sjellë të shkruar!
07/04 10:59
Top News – Kurti optimist, opozita jo dhe aq. Takimi i parë me Abdixhikun për Presidentin e ri
06/04 22:00
Top Channel/ Ngërçi për presidentin në Kosovë, takimi mes Kurtit dhe Abdixhikut nuk prodhoi konsensus
06/04 19:50
Top News- Kurti fton Hamzën për takim/ Kryetari i PDK i kërkon ftesë zyrtare me letër
06/04 17:38
Top Channel/ Takimi me Abdixhikun, Kurti optimist: Mund të kemi marrëveshje per presidentin!
06/04 15:00
Top News – Taksë për ‘jabanxhinjtë’. Propozimi nga komuna e Prishtinës shkakton debate
05/04 15:45
Top News – Bilanci i Vjosës në Presidencë. Si e vlerësojnë qytetarët mandatin e Osmanit
05/04 12:04
Top News-Deputetja britanike vlerëson Osmanin. ‘Largimi i saj erdhi në një moment të papërshtatshëm’
04/04 21:31
Top Channel/ Kosova pa President! Osmanit i dorëzon mandatin kryeparlamentares
04/04 19:38
Top News – Vjosa Osmani mbyll mandatin. Vlerësime e kritika për punën në presidencë
04/04 12:48
Top Channel/ Kosova mbetet pa President, Osmanit i mbaroi mandati 5-vjeçar
04/04 12:39
Top Channel/ Sot dita e fundit, Osmani dorëzon detyrën: Nuk mori dot një mandat të dytë!
04/04 12:19
Top Channel/ Dështon seanca për naftën në Kosovë, asnjë masë për çmimin
03/04 22:58
Top Channel/ Opozita i heq mikrofonin Kurtit, agravon debati në seancën plenare të Kosovës
03/04 20:48