Ekspertët i panë si zbehje të dominimit të Lëvizjes Vetëvendosje zgjedhjet lokale të së dielës, por kryeministri në detyrë Albin Kurti paraqiti një panoramë krejt tjetër në konferencën për shtyp të mbajtur sot, ku insistoi se Vetëvendosja jo vetëm e ka ruajtur rritjen, por është ngritur si forca kryesore politike edhe në nivel lokal.