Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti ka pritur sot në takim Senatorin amerikan, Jack Reed, njëherësh kryetar i Komisionit të Forcave të Armatosura në Senatin e ShBA-së, i shoqëruar nga Ambasadori amerikan në Kosovë, Jeffrey Hovenier. Kryeministri falënderoi Senatorin Reed për mbështetjen e pandërprerë të ShBA-së ndaj Kosovës në çdo fazë të çlirimit, pavarësimit dhe zhvillimit.