Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, në një konferencë për shtyp njoftoi se shefi i zyrës ndërlidhëse të Kosovës në Serbi ka vizituar të martën tre policët e rrëmbyer që po mbahen në paraburgim në Kralevë. Ai tha se në bazë të rrëfimit të tre efektivëve, dëshmohet se ata janë rrëmbyer brenda territorit të Kosovës.