Top Channel/ “Kurti po blen kohë”! Ekspertët analizojnë krizën në Kosovë
02/05/2025 20:08

Që nga 15 prilli po tentohet konstituimi u Kuvendit të Kosovës. Të enjten, duke u thirrur në përpjekjet për zhbllokim të situatës, Lëvizja Vetëvendosje përmes kryesuesit të seancës propozoi të kalohet në votim të fshehtë për të zgjedhur kryeparlamentarin. Partia Demokratike e Kosovës e sheh si blerje të kohës propozimin për votë të fshehtë nga Lëvizja Vetëvendosje. Deputetja e Partisë Demokratike të Kosovës, Blerta Deliu thotë: “Subjekti politik që ka provuar të devijojë nga procedurat absolutisht që ka bërë përpjekje vetëm për të blerë kohë, sepse e dinë që kandidatja në fjalë nuk arrin që t’i marrë votat”. Njohësit e çështjeve politike në Kosovë, këtë lëvizje e shohin po ashtu të qëllimshme për të vazhduar bllokadën dhe për të fajësuar partitë që deri tash kanë qenë në opozitë. “Qëllimisht e bëri për t’i ikur përsëritjes së dështimit, duke dashtë të duket në sipërfaqe kinse opozita do të dështojë votimin e fshehtë”, shprehet eksperti i politikës, Dritëro Arifi. Rregullorja e punës së Kuvendit të Kosovës nuk lejon që mënyra e votimit të ndërrohet përderisa është duke vazhduar procesi i konstituimit. Sipas njohësve, kërkesën për votim të fshehtë, Lëvizja Vetëvendosje e bëri duke shpresuar në votën e ndonjërit prej deputetëve jashtë grupit të tyre. “Ky skenar është bërë për të nxjerrë diçka, nëse ndonjë deputetë mund të ndryshojë mendjen ndërkohë”, shton Arifi. Por, këto lëvizjes të Albin Kurtit dhe Lëvizjes Vetëvendosje, sipas njohësve mund t’i kushtojnë kësaj partie, por edhe konstituimit të institucioneve. Vazhdimi i seancës konstituive të Kuvendit të Kosovës mbahet të shtunën më 3 maj në orën 10:00.

Top Channel/ Kosova vendos çmimet tavan, Kuvendi miraton në parim ligjin, opozita akuza për…
11/04 12:20
Top Channel/ “Askush s`ma preku zemrën si Kosova”: Shuhet Engel, mbështetësi i madh i shqiptarëve!
11/04 12:17
Top Channel/ Thaci: Pres drejtësi, e kam lënë pas garën politike
10/04 23:04
Top News – Thaçi paralajmëron rikthimin në politikë. Intervista për ‘FAZ’
10/04 22:06
Top News- Lufta bën bashkë politikën/ ‘OK’ rezolutës për mbrojtjen e dinjitetit të viktimave
10/04 19:14
Top News- Kush do e sabotonte Vuçiç e Orban? Hijet e misterit të eksplozivëve që nuk plasën
10/04 17:23
Top Channel/ Miratohet rezoluta per te verteten e luftes ne Kosove!
10/04 15:09
Top Channel/ Në Kosovë rritet çmimi i naftës, opozita akuzon qeverinë
09/04 20:02
Top Channel/ Beteja e Koshares, më 9 Prill 1999 kur UÇK theu kufirin mes Shqipërisë e Kosovës
09/04 12:35
Top Channel/ Kosovë, debat për Bordin e Paqes, jashtë rendit edhe rezoluta e PDK për luftën
08/04 20:06
Top News- Rikthimi i Vjosa Osmanit në LDK? Isa Mustafa kërkon ‘pajtim’ për presidentin
08/04 17:15
Top News- Transferimi i pushteteve në veri/ Kurti: Institucionet u shërbejnë të gjithëve njëjtë
08/04 16:17
Zgjedhja e presidentit të ri në Kosovë/ Rrustemi jep detaje se çfarë po ndodhë
07/04 19:36
Top Channel/ Presidenti i ri, PDK i vendos kushte Kurtit: Propozimin të na e sjellë të shkruar!
07/04 10:59
Top News – Kurti optimist, opozita jo dhe aq. Takimi i parë me Abdixhikun për Presidentin e ri
06/04 22:00
Top Channel/ Ngërçi për presidentin në Kosovë, takimi mes Kurtit dhe Abdixhikut nuk prodhoi konsensus
06/04 19:50
Top News- Kurti fton Hamzën për takim/ Kryetari i PDK i kërkon ftesë zyrtare me letër
06/04 17:38
Top Channel/ Takimi me Abdixhikun, Kurti optimist: Mund të kemi marrëveshje per presidentin!
06/04 15:00
Top News – Taksë për ‘jabanxhinjtë’. Propozimi nga komuna e Prishtinës shkakton debate
05/04 15:45
Top News – Bilanci i Vjosës në Presidencë. Si e vlerësojnë qytetarët mandatin e Osmanit
05/04 12:04