Autoritetet e Kosovës kanë nxjerrë në publik emrat e të dyshuarve të grupit që nën komandën e ish-nënkryetarit të Listës Serbe Milan Radoiçiq kryen sulmin terrorist të Banjskës më 24 shtator. Sipas ministrit të punëve të Brendshme, ata janë pjesëtarë të organizatës së shpallur terroriste Mbrojtjes Civile e janë të dyshuar edhe për vepra penale të tjera në Kosovë, të tilla si barrikadimin e rrugëve në veri e sulmet ndaj institucioneve.