Pranimi i planit franko - gjerman nga Kosova në takimin e 27 shkurtit është pasuar me kritika ndaj kryeministrit të Kosovës. Partia Demokratike e Kosovës konsideron se Albin Kurti ka heqë dorë nga njohja e ndërsjellë e ka pranuar Asociacionin e komunave me shumicë serbe. Sipas PDK-së, edhe më shumë paqartësi zgjon pika e 11-të e planit.