Mbledhja e jashtëzakonshme të Këshillit të Sigurimit të Organizatës së Kombeve të Bashkuara (OKB), e thirrur nga Serbia lidhur me ndalimin e qarkullimit të dinarit serb në Kosovë, u transmetua drejtëpërdrejt në Kosovë, por u censurua në Serbi. Ndërprerja e transmetimit atje ndodhi pikërisht në momentin kur fjalën në seancë e mori kryeministri Albin Kurti.