Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, teksa foli për procesin e dialogut me Serbinë, ka deklaruar se ka bërë maksimumin për të përmirësuar situatën dhe sipas tij ka bërë përparime në dialog. Kurti në seancën e Kuvendit të Kosovës ka folur edhe për Asociacionin e komunave me shumicë serbe, duke thënë se nuk do të ketë kompetenca ekzekutive dhe nuk do të ketë largim nga kufizimet e vendosur nga Gjykata Kushtetuese.