Kryeministri Albin Kurti ka nxjerrë hartën e territorit ku u rrëmbyen dje tre policë nga forcat speciale serbe. Në konferencën për mediat pas mbledhjes së Këshillit të Sigurisë, Kurti tha se janë gjetur prova në vendin ku u rrëmbyen policët, që sipas tij dëshmon qartë se ngjarja ishte brenda kufijve.