Albin Kurti nuk jep shenja tërheqjeje nga pozicioni i tij. Pavarësisht se i pranoi tensionet në marrëdhëniet e tij me dy të dërguarit atë amerikan dhe evropian, Gabriel Escobar e Miroslav Lajçak, lidhur me situatën në veri të vendit, ai nuk la të kuptohet se do të veprojë në bazë të kërkesave të tyre për uljen e tensioneve në zonë. Për kryeministrin kosovar, gjërat nuk zgjidhen me presion.